Investimi në kriptovaluta në Kosovë

Tregu i kriptovalutave gjithnjë është në ndryshim të përhershëm. Pavarësisht se Qeveria e Kosovës ka ndaluar prodhimin e kriptovalutave, në Kosovë funksionon tregu i tyre

Çfar po i bëjnë botës kriptovalutat

Kriptovalutat janë një shkëmbim elektronik i decentralizuar peer-to-peer. Duke e zbërthyer atë, kjo do të thotë që njerëzit mund t’i dërgojnë para drejtpërdrejt njëri-tjetrit pa një bankë ose palë të tretë si ndërmjetës. Kriptovalutat u krijua në mënyrë që njerëzit të mos kenë nevojë të mbështeten te qeveria ose institucionet financiare për të kryer transaksione financiare.

Kriptovaluta i lejon përdoruesit të bëjnë transaksione ndërmjet tyre duke përdorur blockchain kriptovalutës, i cili mbështetet në një metodë të vërtetimit të punës për gjurmimin dhe verifikimin e transaksioneve.

Jetojmë në një epokë ku monedhat kriptografike janë bërë temë diskutim nga mediat, shoqëria civile dhe investitorët.

Kohët e fundit invesitmi në këto kriptovaluta ka filluar të ketë rënje, pavarësisht se ato në treg vazhdimisht kanë ulje dhe ngritje.

Por, për mënyrën se si bëhet shitblejra e tyre, në Kosovë nuk ka pasur informacion të duhur, andaj Portali D ka realizuar një intervistë me një njohës të tregut të kriptovalutave, Korab Gashi.

 

Mënyra e shitblerjes

Në Kosovë por edhe në shumë vende të tjera shitblerja bëhet përmes programit ‘Exchange’. Mirëpo, kjo nuk është frma e vetme e shit-blerjeve të kriptovalutave.

“Mënyra e shit-blerjes në Kosovë bëhet përmes Exchange-ave të ndryshme si Binance, Coinbase, Bittrex, etj. Këto programe e njohin Kosovën dhe njerëzit mund të regjistrohen dhe të shtojnë para në llogari të këtyre exchange, kjo është njëra prej mënyrave që mund të bëhet shitblerja e tyre. Një formë tjetër se si mund të bëhet blerja dhe shitja e tyre është përmes pagesave me para në dorë e cila ëshë njëra prej formave që e përdorin më së shumti për blerjen e kriptovalutave”, tha Gashi për Portali D.

Mënyra e blerjes së kriptovalutave P2P

Gjithashtu, sipas tij, ajo se çfarë degjohet shpesh dhe më së shpeshti për kriptovalutat është se vazhdimisht janë ngritja dhe ulja e vlerës së tyre.

 

Uljet dhe ngritjet e vazhdueshme:

Njohësi i tregut të kriptovlutave rreth kësaj teme është shprehur për Portali D se ngritjet dhe ulje e vlerës së kriptovalutave ndodh për shkak se njerëzit kanë qasje në asetet e tyre, për kundër dersave tyre që ndodhin nëpër botë.

”Një njeri i zakonshëm nuk ka mundësi që të shes dhe të blej aksionet e tij kur ai dëshiron,  p.sh. bonu thesaret, ato janë shumë të kryqëzuara dhe nuk mundet që njerëzit të tërhiqen kur ata dëshirojnë”.

”Ndërsa, ndryshe prej këtyre, kriptovalutat janë asete tjera që njerëzit mund t’i shesin dhe t’i blejnë kur ata dëshirojnë, d.m.th. nuk ka ndonjë palë ndërmjetësuse. Gjitashtu, këtu njerëzit kanë të drejtë që paratë e tyre t’i tërheqin kur ata dëshirojn në krahasim me asetet e tjera.”

Sipas Gashit, në bazë të asaj që njerizit kanë qasje në kriptovalutat ”ndodhin uljet dhe ngritjet të shpeshta, sepse njerëzit shesin menjëher si dhe në të njejtën kohë i blejnë ato”.

Uljet-Ngritjet e vazhdueshme

Gjithashtu, Gashi ka folur edhe për vendimin e qeverisë për stopimin e prodhimit të kriptovalutave.

Vendimin e Qeverisë së Kosovës, njohësi i tregut të kriptovalutave e sheh si një vendim të pa drejtë. Madje, ai thotë se pavarësisht vendimit interesi dhe investimi i njerëzve në kriptovaluta përsëri mbetet i njejtë.

”Nuk mund të tatohen njerëzit që prodhojnë kriptovaluta, përderisa e mbajnë kripton dhe nuk e shesin”, ka thënë Gashi për fund. /Portali D.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika