“IPK-ja e Prokuroria t’i nisin hetimet”, kërkohet anulimi i konkursit për gradimin e policëve

"Duhet të anulohet konkursi sepse i ka dhënë mundësisë personave që nuk i kanë plotësuar kushtet, plus edhe më skandaloze dalja e testit, kështu të dyja bëjnë që IPK-ja dhe Prokuroria të anulojnë këtë konkurs dhe të bëjnë hetime"

Inspektorati Policor i Kosovës

Të shtunën e 4 majit, testimi me shkrim është mbajtur nga kandidatët policorë në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”.

Por, siç ka raportuar Dukagjini, në këtë konkurs ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat nga gjenerata e 54-të deri te rrjedhja e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.

Ish-kryetari i Gjykatës së Apelit, Hasan Shala, ka kërkuar që Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) dhe Prokuroria e Shtetit t’i nisnin hetimet që të anulohet ky konkurs.

“Komisioni që e udhëheq konkursin konkret është dashur që t’i eliminojë që të gjitha aplikacionet që nuk i kanë plotësuar kushtet për aplikim, e kushti për aplikim ka qenë dy vjet punë. Nëse ai nuk e ka edhe një ditë, ai duhet me u përjashtu nga e drejta për konkurrim. Për mua është edhe më shqetësues rasti që kanë dalë testet, kjo është shumë shqetësuese.

Kështu duhet IPK-ja së bashku me Prokurorinë të intervenojnë të bëjnë hetime dhe të vërtetojë faktin se nga dolën ato teste. Ku bash siç tha edhe zonja (gazetarja Doruntina Bylykbashi), kështu bash te djemtë e komandantëve…. Këtu ka vend për prokurorinë dhe IPK-në me kusht që të anulohet ku konkurs për shkak të shkeljeve esenciale me pranimin e aplikacioneve dhe me daljen e testeve te kandidatët”, ka thënë Hasani, në “FIVE” të Dukagjinit.

Rrjedhjen testit e ka cilësuar si skandaloze Hasani, teksa ka ritheksuar se ky konkurs duhet të anulohet.

“Duhet të anulohet konkursi sepse i ka dhënë mundësisë personave që nuk i kanë plotësuar kushtet, plus edhe më skandaloze dalja e testit, kështu të dyja bëjnë që IPK-ja dhe Prokuroi të anulojnë këtë konkurs dhe të bëjnë hetime se si kanë testet te kandidatët”, ka shtuar Hasani.

E për këtë rasti ka folur edhe gazetarja Doruntina Bylykbashi, e cila kishte raportuar që nga fillimi për këto parregullsi.

Ajo ka thënë se në IPK janë dorëzuar shumë ankesa dhe fakte për keqpërdorim nga zyrtarët që i ishin nënshtruar testimin me shkrim, të shtunën e 4 majit.

“Unë kam dërguar rastin në IPK dhe kam kërkuar përgjegjës nga ta, pasi janë le të themi monitorues të Policisë dhe të njëjtit kanë thënë që e kanë marrë parasysh rastin dhe janë duke i verifikuar informatat. Tash nga burimet të cilat ne i kemi, janë bërë goxha shumë ankesa brenda IPK-së, kanë dërgua ankesa dhe fakte edhe për keqpërdorimet dhe kopjimet potenciale. Ne e kemi të siguruar pikët e këtij testi, dhe ironia është se pesë të parët janë me nga 100 pikë dhe katër nga ta janë të gjeneratat së 54-të dhe kanë lidhje familjare me eprorët të PK-së, për të cilët ne kemi fakte dhe në ditët në vazhdim do t’i publikojmë”, ka thënë Bylykbashi.

Edhe ish-nënkoloneli i Policisë, Refki Morina, ka kërkuar që IPK-ja t’i nisë hetimet dhe të vërtetohen raportimet e Dukagjinit dhe kështu ky konkurs të rikthehet në pikën zero.

“IPK-ja duhet ta inspektojë, ta kontrollojë, t’i shohë argumente provat. Ato që fliten edhe në media. Hiç ka shku në Inspektorat, në momentin që e sheh në media që diçka nuk është në rregull me Policinë, IPK-ja duhet të intervenojë. Me vetë faktin se janë dalë në media së konkuru nuk është në rregull, është një gjeneratë është që nuk e ka kryer praktikë 2-vjeçare. IPK-ja është dashur të hapë rast edhe me shiqu argumentet dhe me kthye në pikën zero nëse është ashtu. Duhet t’i përmbahemi rregullave, nëse nuk u përmbahemi duhet të kthet në pikën zero konkursi”, ka theksuar Morina, teksa ka shtuar se përzgjedhja e rreshterëve duhet të bëhet me kujdes, pasi mund të ndikojë në punën në terren të Policisë.

“Kështu duhet të ketë kujdes pasi nëse këtu gabojmë dhe i marrim njerëzit që nuk janë profesionalë, atëherë do të çalojmë sistemin praktik të punës tonë të Policisë. Për aryse se një nga gradat fillestare po shumë të rëndësishme të ballafaqimet praktik me ngjarjet, me vjedhjet, me rastet që ndodhin të përditshme që kemi në rajonin e udhëheq një rreshter”, ka thënë Morina, në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika