IPK-ja kërkon që policët t’i përdorin më shumë kamerat e trupit gjatë operacioneve

Inspektorati Policor i Kosovës ka gjetur se disa njësi të Policisë nuk janë duke i bartur kamerat trupore. Ky institucion ka rekomanduar që kjo gjendje të ndryshojë, në mënyrë që sipas IPK-së, që të ketë kontroll efektiv në përdorimin e forcës dhe trajtimin e incidenteve gjatë operacioneve.

Inspektorati policor i Kosovës

Monitoruesit e një prej institucioneve më të rëndësishme të vendit, Policisë e Kosovës, kanë gjetur disa mangësi për përdorimin e kamerave të trupit nga ana e policëve.

Bëhet fjalë për disa gjetje të Inspektoratit Policor, i cili i ka publikuar rezultatet e një hetimi të jashtëzakonshëm për këtë çështje.
Një prej gjetjeve kryesoreve ishte se zyrtarët policorë të departamentit të kufirit nuk përdorin fare kamera të trupit, për çka edhe është nxjerrë një rekomandim.

Inspektorati Policor i Kosovës thuhet se “IPK i rekomandon Udhëheqësit të Departamentit të Kufirit, që urgjentisht të fillohet me përdorimin e kamerave të trupit dhe materialet e regjistrimeve video-audio të mbulojnë pjesë të rëndësishme të aktiviteteve operative siç parashihet në Procedurën Standarde të Operimit-Përdorimi dhe administrimi i kamerave të trupit”.

Ish-hetuesi policor, Visar Rrecaj beson se kjo nuk do të ishte e nevojshme për shkak të sistemit që kufijtë kanë.

Visar Rrecaj – Ish-zyrtar policor deklaroi se “Sa i përket asaj që nuk janë përdorur në kufi, ky është një rekomandim të them të drejtën bosh sepse në secilën pikë kufitare janë të investuara kryesisht nga BE-ja dhe kur janë ndërtu, secila pikë kufitare përmban kamera të sofistikuara që marrin pamje audio dhe video edhe ditën edhe natën”.

Pos përdorimit të kamerave në kufi, IPK-ja ka kërkuar që kamerat e trupit për përdoren nga më shumë zyrtarë policorë.

Inspektorati Policor i Kosovës njoftoi se “IPK i rekomandon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, që të zgjerojë sistemin e përdorimit të kamerave të trupit dhe në njësi tjera policore, meqenëse mund të jenë mjet i fuqishëm në ngritjen e integritetit, kontrollit efektiv në përdorimin e forcës dhe trajtimin e incidenteve” .

Të gjitha rekomandimet e Inspektoratit policor janë aprovuar nga Policia e Kosovës, respektivisht atyre që i janë bërë në formë të kërkesave.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika