Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor në Viti, pasi dyshohet se ka sulmuar një qytetar për shkak të një mosmarrëveshjeje lidhur me një kontest pronësor.
Sipas IPK-së, incidenti ka ndodhur më 24 mars 2025, rreth orës 21:00, në qytetin e Vitisë. Dyshohet se pas një grindjeje mes zyrtarit policor dhe qytetarit, është përfshirë një akt dhune.
Rasti është hapur nga Prokuroria Themelore e Gjilanit, dhe është iniciuar si “lëndim i lehtë trupor”.
IPK ka bërë të ditur se ndaj rreshterit policor është nisur hetimi penal dhe ka parashtruar rekomandimin për suspendim.
Hetimi po zhvillohet në koordinim me Prokurorinë Themelore të Gjilanit, ndërsa hetuesit e IPK-së do të ndërmarrin veprime të tjera për të sqaruar të gjitha rrethanat e incidentit.
Rasti është në trajtim dhe po vazhdon të merret në procedurë të rregullt.