IPK-ja rekomandon suspendimin e tre punonjësve të Policisë

IPK-ja në dy raste të ndryshme rekomandoi suspendimin e tre punonjësve të policisë.

Inspektorati Policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) për dy raste të ndryshme i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e tre punonjësve të Policisë.

Siç thuhet në njoftim e IPK-së, rasti i parë është raportuar të ketë ndodhur në Stacionin Policor të Fushë-Kosovës, ku hetuesit e IPK-së kanë rekomanduar suspendimin e një punonjësi të PK-së (staf civil – pa autorizime policore), me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “zbulim i fshehtësisë zyrtare”.

“Bazuar në veprimet fillestare hetimore dyshohet se stafi civil gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare kishte hyrë në bazën e të dhënave të Policisë së Kosovës dhe kishte bërë verifikimin e një personi që dyshohet se kishte kryer dhunë në familje. Rasti për të cilin kishte kërkuar zyrtari nuk kishte ndodhur në territorin ku kompetent ishte stacioni policor i Fushë-Kosovës. Hetuesit e IPK-së dyshojnë se ky zyrtar, pas këtij verifikimi,  ju kishte dhënë informacion mediave lidhur më të kaluarën kriminale të dyshuarit për dhunë në familje dhe me këtë veprim dyshohet se ka kryer veprën penale ‘zbulim i fshehtësisë zyrtare’”, thuhet në njoftim.

Kurse, në rastin e dytë, IPK ka rekomanduar suspendimin e dy punonjësve të Policisë së Kosovës (një zyrtari policor dhe një nga stafi civil i PK-së), të cilët kanë qenë duke shërbyer në Stacionin Policor Lipjan.

“Që të dy zyrtarët janë suspenduar me dyshimin për kryerjen e veprës penale ‘Sulm’ pas një mosmarrëveshjeje që të njëjtit kishin pasur mes njëri-tjetrit. Hetuesit e IPK-së në konsultim të vazhdueshëm me prokurorin përgjegjës pritet të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore lidhur me këtë rast për të sqaruar rrethanat e këtyre dy rasteve”, thuhet më tej në njoftim.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika