IPK-ja themelon ekipin për t’i vlerësuar veprimet policore në veri

Inspektorati Policor i Kosovës themeloi ekipin e përbashkët për vlerësimin e veprimeve policore gjatë ditës së djeshme në komunat Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka themeluar ekpin e përbashkët për vlerësmin e veprimeve policore gjatë asistimit tre kryetarëve të komunave në veri të Kosovës për të ushtruar të drejtën e tyre në punë në objektet e komunave përkatëse.

Kjo u bë e ditur përmes një njoftimi nga IKP-ja, ku theksohet se qëllimi i këtij ekipi është që të sigurojnë që policia ka kryer detyrat konform standarteve ligjore gjatë aksionit të së premtes.

“Qëllimi i punës së këtij Ekipi është që të sigurojmë që Policia e Kosovës ka kryer detyrat konform standardeve dhe autorizimeve kushtetuese e ligjore, drejt krijimit të një mjedisi të sigurt për qytetarët pa dallim. Po ashtu, Ekipi synon të identifikojë nëse gjatë këtij operacioni ka pasur tejkalim të autorizimeve policore. IPK siguron se varësisht nga gjetjet e punës së këtij Ekipi, konform autorizimeve ligjore dhe në koordinim me Policinë e Kosovës dhe Prokurorin e Shtetit do të adresojë çështjet e ngritura.  IPK do të mbajë të informuar opinionin publik me rezultatet e punës së këtij Ekipi”, thueht në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika