IPK nis hetimet për rastin e vrasjes së 35-vjeçare shtatzënë, dyshohet për neglizhencë nga policia  

IPK ka nisur hetimet në lidhje me vrasjen e gruas 35-vjeçare e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, i cili është ende në arrati

Ilustrim





Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), ka filluar hetimet lidhur me lëshimet eventuale nga ana e Policisë së Kosovës për rastin e të dyshuarit Sokol Halili, i cili po dyshohet se vrau ish-bashkëshorten shtatzënë, mbrëmë në oborrin e QKUK-së.

IPK ka njoftuar se ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy departamente operative në IPK-së – Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka , i cili tha se ata janë angazhuar për të grumbulluar të dhënat për veprimet apo mosveprimet e zyrtarëve policorë për incidentin në fjalë.

“Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës sipas detyrës zyrtare ka filluar  një hetim paraprak dhe ka autorizuar një grup hetimor të veçantë të zyrtarëve nga dy nga  departamentet operative  të IPK-së (Departamenti i Hetimeve dhe Inspektimeve) të cilët janë angazhuar në grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimet apo mos veprimet e zyrtarëve policorë në trajtimin e rasteve që lidhen me incidentin në fjalë”, tha Beka.





Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika