IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor, dyshohet për kanosje

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, ka bërë të ditur se një zyrtar policor dyshohet për veprën penale të kanosjes dhe si rrjedhojë, IPK-ja ka rekomanduar të hënën, suspendimin e tij

Inspektorati policor i Kosovës

Inspektorati Policor i Kosovës, të hënën e 2 janarit, ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor, i cili është i angazhuar me detyrë në Prizren.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, zëdhënësi i IPK-së, Arbër Beka, ka thënë se zyrtari policor dyshohet për veprën penale “Kanosje”.

“Duke ju referuar kërkesës suaj, Inspektorati Policor i Kosovës ju konfirmon se ka rekomanduar suspendimin e një zyrtari policor i angazhuar me detyrë në Prizren. Rekomandimi për suspendim është bërë dje, pasi i njëjti është i dyshuar për veprën penale të kanosjes”, ka bërë të ditur Beka.

Krahas kësaj, Beka ka thënë se veprimet e tjera do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe njëherit, koordinimin me Prokurorinë kompetente.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika