Irak: Brenda javës janë organizuar dy protesta me mijëra demonstrues

Këto protesta kanë shpërthyer derisa Iraku është duke u përballur me një ngërç politik, qëllimi i tyre ishte për të kundërshtuar përpjekjet e grupeve politike për të krijuar qeverinë e re. Ndërsa forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe bomba zanore për parandalimin e tyre, dhe si pasojë e kësaj përleshje 60 janë lënduar

Pamje nga protesta e mbajtur në Irak, 30.07.2022

Mijëra protestues janë mbledhur para parlamentit në Irak të shtunën e 30 korrikut, duke kundërshtuar përpjekjet e grupeve politike të mbështetura nga Irani për të krijuar qeverinë e re.

Ndërsa për të shpërndarë masën dhe për të parandaluar hyrjen e tyre në ndërtesën e parlamentit në Bagdad, forcat e sigurisë kanë përdorur gaz lotsjellës dhe bomba zanore.

Por, demostruesit kanë përdorur litarë për të rrëzuar barrikadat e çimentos të cilat çojnë tek zona e gjelbër ku edhe janë dhe ndërtesat e ambasadave të huaja.

Si pasojë e kësaj përleshje në mes të protestuesve dhe forcave të sigurisë janë plagosur 60 persona, ku edhe u anulua seanca e pritshme e parlamentit.

Këto protesta kanë shpërthyer derisa Irani është duke u përballur me një ngërç politik.

Partia e al-Sadr ka dalë e para në zgjedhjet e përgjithshme në tetor, por akoma nuk ka arritur të fiton shumicën.

Protesuesti në Irak, 30.07.2022

Nga publikimi i fituesit të zgjdhjeve kanë kaluar nëntë muaj dhe ende nuk është formuar zyrtarisht një qeveri e re, raporton Sky News.

Partia fituese e zgjedhjeve është larguar nga bisedimet në qershor pasi që ka dështuar në formimin e një qeverie pa rivalë shiitë, të mbështetur nga Teherani.

Ndërsa ne protestën e organizuar të mërkurën e 27 korrikut janë plagosur të paktën 70 persona pasi që protestuesit kanë sulmuar parlamentin irakian duke kundërshtuar propozimin e Mohammed al Sudanit për kryeministër irakian nga Korniza Koordinuese.

Ngërçi politik po përkeqësohet për shkak se besnikët e al-Sadr janë të përfshirë në drejtimin e vendit dhe mbajnë poste të fuqishme brenda ministrive dhe organizatave shtetërore të Irakut.

Kurse Kryeministri në detyrë Mustafa al-Kadhimi iu ka bërë thirrje protestuesve që “të tërhiqen menjëherë” dhe githasgtu iu ka thënë të tregojnë qetësi dhe përmbajtje.

Një deklaratë te postuar në llogarinë e tij zyrtare në Twitter të shtunën e 30 korrikut ka thënë se zoti al-Kadhimi kishte “urdhëruar forcat e sigurisë për të mbrojtur demonstruesit dhe u bëri thirrje demonstruesve të qëndrojnë paqësorë në lëvizjen e tyre, të mos përshkallëzohen dhe t’u binden direktivave të sigurisë, forcat që synojnë mbrojtjen e tyre dhe mbrojtjen e institucioneve zyrtare”, ka shkruar ai.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika