Iraku paralajmëron pasoja katastrofike pas sulmeve të ShBA-së

FOTO:REUTERS

Një zëdhënës i kryeministrit të Irakut ka thënë se sulmet amerikane janë “shkelje” e sovranitetit të Irakut.

Siç raporton BBC, gjenerali Yehia Rasool ka shtuar se sulmet do të sjellin “pasoja katastrofike për sigurinë dhe stabilitetin në Irak dhe rajon”.

Kjo pasi të premten vonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës sulmuan mbi 85 caqe në Siri dhe Irak si përgjigje për sulmin e së dielën me dron mbi bazën ushtarake amerikane ku u vranë tre ushtarë.

Po ashtu edhe Damasku ka reaguar për sulmet e ShBA-së duke thënë se “pushtimi” amerikan i territorit sirian “nuk mund të vazhdojë”.

Ushtria siriane ka thënë se një numër i njerëzve u vranë dhe të tjerë u lënduan, pa dhënë të dhëna të sakta duke theksuar “dëme të mëdha” të pronave private e publike.

Sulmet në Irak dhe Siri, Biden: Përgjigja ushtarake e ShBA-së do të vazhdojë në vendet dhe kohët që zgjedhim

 

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika