Iran: 133 persona u vranë në protestat pas vdekjes së Mahsa Amini

Forcat e sigurisë akuzohen se vranë 40 persona vetëm të premten në një nga sulmet më vdekjeprurëse të raportuara, si pasojë e protestave që u nxitën nga vdekja e 22-vjeçares sa ishte në paraburgim





Të paktën 133 njerëz kanë vdekur që nga fillimi i protestave historike kundër mbulesës në Iran. Sipas një organizate për të drejtat e njeriut, më shumë se 40 persona janë vrarë nga policia vetëm të premten.

Protestat, të shkaktuara nga vdekja e 22-vjeçares Mahsa Amini në paraburgimin e policisë, kanë çuar në demonstrata kundër ligjeve të ngurta të vendit që kërkojnë mbulimin e kokës për femrat.

Femrat kanë dalë në rrugë duke djegur mbulesën e kokës dhe duke prerë flokët në shenjë kundërshtimi, raporton The Independent.

Foto nga protestat në Iran

Numri i fundit i të vdekurve vjen nga organizata me bazë në Oslo, “Iran Human Rights”. Kjo organizatë ka monitoruar demonstratat që nga fillimi i tyre në kryeqytetin Teheran, kur zonja Amini u arrestua nga policia e vendit më 13 shtator.

Numri i mbajtur nga organizata qëndron në kontrast të plotë me vlerësimin konservator të raportuar nga media shtetërore iraniane, e cila thotë se 41 persona kanë vdekur.

Ndërsa vetë autoritetet iraniane nuk kanë deklaruar publikisht ndonjë numër të vdekjeve.

Protestat janë rritur ditët e fundit dhe janë përhapur në më shumë zona, pavarësisht nga numri në rritje i vdekjeve.

Kurse të hënën, forcat e sigurisë u përleshën me studentët në një universitet të njohur në Teheran. Në një postim në rrjetin social Twitter shihen pamjet e sulmit ndaj studentëve të Universitetit Sharif.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika