Irani dhe fuqitë evropiane pajtohen që të vazhdojnë dialogun

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi. Fotografi nga arkivi.

Irani dhe tri fuqi evropiane janë pajtuar që të vazhdojnë dialogun “në një të ardhme të afërt” pas takimit në Gjenevë, teksa zyrtarët e inteligjencës kanë paralajmëruar se përhapja bërthamore e Teheranit paraqet “kërcënim kritik”.

Negociatorët nga Irani dhe i ashtuquajturi grupi i E3 (Britania, Franca dhe Gjermania) u takuan në Zvicër për të diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë zgjerimin e programit bërthamor të Iranit, mbështetjen e tij ushtarake për Rusinë dhe konfliktet në Lindjen e Mesme.

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi, shkroi në X më 29 nëntor se bisedimet në Zvicër u përqendruan në zhvillimet e fundit dypalëshe, rajonale dhe ndërkombëtare, “veçmas në çështjet bërthamore dhe heqjen e sanksioneve”.

“Ne jemi të përkushtuar që të ndjekim interesat e popullit tonë dhe preferenca jonë është rruga e dialogut dhe angazhimit”, tha ai.

Ndaras, shefat e spiunazhit të Britanisë dhe Francës kanë ngritur alarmin lidhur me lidhjet mes Iranit dhe Rusisë dhe zhvillimi të programit bërthamor të Iranit.

Takimi në Gjenevë u mbajt një javë pasi Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore miratoi një rezolutë kundër Iranit.

Sipas rezolutës, kjo agjenci obligohet të përgatis një vlerësim “të përditësuar dhe gjithëpërfshirës” sa i përket zgjerimit të programit bërthamor të Iranit, përfshirë përpjekjeve paraprake dhe aktuale për zhvillimin e një bombe bërthamore.

Në përgjigje të miratimit të rezolutës, Irani njoftoi se ka nisur pasurimin e uraniumit përmes mijëra centrifugave të avancuara që i ka në uzinat bërthamore në Fordo dhe Natanz.

Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore tha se Irani do ta pasurojë uraniumin në 5 për qind pastërti, edhe pse shteti ka pasuruar uraniumin deri në 60 për qind pastërti me centrifuga më pak të avancuara./REL

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika