Irani e mohon përfshirjen në sulmin e Hamasit ndaj Izraelit

Irani e ka mohuar se është i përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili shkaktoi viktima të shumta në fundjavë. Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara ka shpërndarë një deklaratë në të cilën theksohet se "masat e forta që i ka ndërmarrë Palestina nënkuptojnë mbrojtje plotësisht e ligjshme kundër shtatë dekadave shtypje, okupim dhe krime të urrejtjes kryera nga regjimi i jashtëligjshëm zionist”

Zjarr dhe tym pas një sulmi ajror izraelit në Gaza, 8 tetor 2023.

Irani e ka mohuar se është i përfshirë në sulmin e Hamasit kundër Izraelit, i cili shkaktoi mijëra viktima në fundjavë.

Misioni i Iranit në Kombet e Bashkuara tha të dielën se “masat e forta që i ka ndërmarrë Palestina nënkuptojnë mbrojtje plotësisht e ligjshme kundër shtatë dekadave shtypje, okupim dhe krime të urrejtjes kryera nga regjimi i jashtëligjshëm zionist”.

Izraeli thotë se më shumë se 700 njerëz janë vranë dhe 100 të tjerë janë rrëmbyer nga Hamasi.

Në Gaza, më shumë se 400 njerëz janë vrarë pas bombardimeve ajrore hakmarrëse nga Izraeli, sipas zyrtarëve palestinezë.

Irani nuk e ka fshehur mbështetjen për Hamasin, duke e financuar dhe armatosur këtë grup dhe një grup tjetër militant palestinez, Islamic Jihad.

Sulmi i Hamasit të dielën, më i madhi ndaj Izraelit në dekadat e fundit, ndodhi në një kohë kur ShBA-ja i mbështeti përpjekjet për ta shtyrë Arabinë Saudite t’i normalizojë marrëdhëniet me Izraeli, në këmbim të një marrëveshjeje të mbrojtjes mes Uashingtonit dhe Riadit.

“Mbështetja jonë për Palestinën mbetet e palëkundur; megjithatë, ne nuk jemi të përfshirë në përgjigjen e Palestinës, e cila është ndërmarrë nga Palestina vetë”, tha misioni i Iranit në OKB.

Lufta e luftëtarëve të Hamasit nëpër qytetet e Izraelit të shtunën është më vdekjeprurësja që prej sulmeve të Egjiptit dhe Sirisë në luftën Yom Kippur 50 vjet më parë.

Misioni i Iranit në OKB tha se “suksesi” i Hamasit erdhi sepse ishte befasi, e cila e zbuloi “dështimin më të madh” të organizatave të sigurisë të Izraelit, shkruan REL.

“Ata po tentojnë ta arsyetojnë dështimin dhe t’ia atribuojnë atë inteligjencës së Iranit”, tha misioni iranian.

Si përgjigje ndaj sulmeve të Hamasit, Izraeli nisi bombardimet ndaj ndërtesave dhe shtëpive, tuneleve, xhamive dhe shtëpive të zyrtarëve të Hamasit në Gaza, duke i vrarë më shumë se 400 njerëz, përfshirë 20 fëmijë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika