Irani ekzekuton tre burra të akuzuar për përdhunim

Pas kritikave ndaj rritjes së numrit të dënimeve me vdekje në Iran, tre burra kanë marrur po të njëjtin dënim pas akuzave për përdhunim

Burgu “Adel Abad” në qytetin iranian të Shirazit
Burgu “Adel Abad” në qytetin iranian të Shirazit

Tre burra të dënuar për përudhim seksual janë ekzekutuar në burgun “Adel Abad” në qytetin iranian të Shirazit.

Sipas gazetës “Etemad”,  dënimi ishte shqiptuar në verën e këtij viti pasi u zbulua se ata kishin përdhunuar dhe grabitur disa gra në vitin e kaluar të kalendarit iranian.

Ndërkaq, është kritikuar fakti se numri i dënimeve me vdekje që po kryhen në Iran është rritur ndjeshëm që nga ardhja në pushtet e presidentit Ebrahim Raisi, më shumë se një vit më parë. Kritika të tilla kanë ardhur nga aktivistët e të drejtave të njeriut, transmeton REL.

Bazuare në një raport të “Amnesty International”, të paktën 250 persona janë ekzekutuar vetëm në gjysmën e parë të vitit 2022, kryesisht për vepra penale të drogës.

Dy ekzekutime të pjesëmarrësve në demonstratat e vazhdueshme mbarëkombëtare së fundmi habitën vëzhguesit dhe shkaktuan kritika ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika