Irani i quan të “paarsyeshme” sanksionet e BE-së dhe Britanisë

Irani e ka quajtur vendosjen e sanksioneve nga Bashkimi Evropian dhe Britania të paarsyeshme dhe të bazuara në "pretendime të rrejshme", duke theksuar se këto masa shkelin normat e ligjit ndërkombëtar

Foto ilustruese

Irani konsideron se Bashkimi Evropian (BE) dhe Britania e Madhe vendosën sanksione ndaj linjës së tij të transportit bazuar në “pretendimet e rrejshme” për furnizimin e Rusisë me raketa dhe se sanksionet janë të “paarsyeshme”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmaeil Baghaei.

Brukseli i shtoi të hënën në listën e sanksioneve Linjën e Transportit të Republikës Islamike të Iranit (IRISL) dhe drejtorin e saj, për shkak të mbështetjes që Teherani po ia ofron Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës.

Në ditën e njëjtë, Britania vendosi sanksione kundër linjës ajrore kombëtare të Iranit dhe transportuesit të tij detar, duke thënë se e bëri këtë si përgjigje ndaj furnizimit të Rusisë me raketa nga Irani.

“Irani vlerëson sanksionet e reja nga Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar kundër një numri individësh iranianë dhe entiteteve ligjore u vendosën bazuar në pretendimet e rrejshme për dërgimin e raketave në Rusi dhe i cilëson si veprim të paarsyeshëm që bie ndesh me normat e ligjit ndërkombëtar”, tha Baghaei.

Ai shtoi se vendet evropiane po e shkelin ligjin ndërkombëtar, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe tregtinë detare, duke vendosur sanksione.

Prej se nisi lufta në Ukrainë më 2022, Moska dhe Teherani e kanë thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika