Irani kërkon shpjegim nga Ukraina lidhur me deklaratat për dronët

Ministria e Jashtme iraniane ka thënë se Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas për të protestuar lidhur me deklaratat “e njëanshme”të këshilltarit presidencial në Kiev, lidhur me sulmet e fundit me dronë në Iran

Një dron i prodhimit iranian, i përdorur nga Rusia për të sulmuar Ukrainën. Fotografi ilustruese.

Teherani ka thirrur në bisedë një diplomat ukrainas për të protestuar lidhur me deklaratat “e njëanshme”të këshilltarit presidencial në Kiev, lidhur me sulmet e fundit me dronë në Iran, tha Ministria e Jashtme iraniane.

Mykhailo Podoliak, këshilltari i presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, postoi në Twitter të dielën, duke ndërlidhur mbështetjen e Iranit për pushtimin rus të shtetit të tij me sulmet në një ndërtesë ushtarake.

“Shpërthime gjatë natës në Iran – dronë dhe prodhim raketash, rafineri nafte”, tha ai. “Logjika e luftës… i ndëshkon ashpër autorët dhe bashkëpunëtorët”.

“Ukraina ju ka paralajmëruar”, shtoi Podoliak.

Ministria e Jashtme e Iranit tha se i ngarkuari me punë në Teheran i Ukrainës është thirrur në bisedë për të ofruar “një sqarim zyrtar dhe të menjëhershëm nga Qeveria ukrainase”.

Irani tha se deklaratat e Podoliakut janë “të çuditshme dhe të njëanshme” duke shtuar se shpreson që “qëndrime të tilla të mos përsëriten”.

Autoritetet iraniane kanë deklaruar se ka ndodhur një sulm “i pasuksesshëm” me dron të shtunën mbrëma, që kishte për cak ndërtesën e Ministrisë së Mbrojtjes në provincën Isfahan, që është shtëpi e ndërtesës për pasurimin e uraniumit, Natanz.

Një sistem kundërajror shkatërroi dronët dhe dy dronë të tjerë u shkatërruan, tha Ministria e Mbrojtjes, duke shtuar se nuk ka pasur viktima, por vetëm disa dëmtime të vogla të ndërtesës.

Ndryshe, Ukraina dhe aleatët perëndimorë e kanë akuzuar Iranin se e furnizon Rusinë me dronë ushtarakë, që Moska përdor në luftën kundër Ukrainës. Por, Teherani ka mohuar këto akuza.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika