Irani parandalon sulmin me dronë në një objekt ushtarak në Isfahan

Ministria iraniane e Mbrojtjes, ka njoftuar se ka penguar një sulm me dron në një objekt ushtarak në qytetin e Isfahanit.

Siç shkruan BBC, nga ky dikaster është thënë se të përfshirë në këtë sulm ishin tre dronë, teksa shton se nuk kishte viktima.

Një dron u shkatërrua nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe dy u kapen nga “kurthet mbrojtëse”, duke shkaktuar dëme të vogla në një ndërtesë, thuhet në njoftimin e ministrisë.

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Amir-Abdollahian, teksa e quajti sulm “frikacak”, ka thënë se ishte një përpjekje për të destabilizuar vendin.

Megjithatë, sipas tij incidenti nuk do të ndikojë në “vendosmërinë dhe synimin e Iranit në lidhje me përparimin paqësor bërthamor”.

Ai vjen në mes të tensioneve të rritura mbi programin bërthamor të Iranit dhe furnizimin e tij me armë për luftën e Rusisë në Ukrainë.

Vendi është përfshirë gjithashtu nga trazirat e brendshme muajt e fundit, të nxitur nga vdekja e një gruaje që u arrestua për shkelje të kodit të rreptë të veshjes të Iranit.

Në një deklaratë për mediat shtetërore iraniane, ministria e mbrojtjes tha se sulmi me dronë ndodhi të shtunën në mbrëmje rreth orës 23:30 me kohën lokale.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika