Irani shton përpjekjet për rekrutimin e spiunëve në Izrael

Flamuri iranian, foto ilustrim.

Irani ka shtuar përpjekjet për rekrutimin e spiunëve në Izrael. Autoritetet izraelite thonë se kanë arrestuar më shumë se 30 spiunë gjatë vitit të kaluar, ndërsa këtë javë janë ndaluar dy rezervistë të ushtrisë. Siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës nga Jeruzalemi, Linda Gradstein, një prej të ndaluarve akuzohet se i ka shitur Teheranit të dhëna sekrete mbi sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore që njihet si “Kupola e Hekurt”.

Izraelitët janë tronditur nga lajmet se mbi 30 qytetarë izraelitë janë rekrutuar nga Teherani mes luftës që po zhvillon vendi i tyre me Iranin, Hamasin dhe Hezbollahun. Kjo është shifra më e lartë në historinë e Izraelit. Dy të arrestuarit e fundit janë rezervistë të ushtrisë izraelite, me njërin prej tyre që akuzohet se i shiti Teheranit të dhëna sekrete mbi sistemin izraelit të mbrojtjes ajrore.

Irani goditi disa baza ushtarake gjatë dy sulmeve me raketa balistike ndaj Izraelit në prill dhe tetor të vitit 2024. Analistët izraelitë të sigurisë thonë se sulmet iraniane bazoheshin pjesërisht tek informacionet që spiunët izraelitë i kishin dhënë Teheranit. Eyal Pinko është me Universitetin Bar Ilan.

“E dimë se gjatë sulmit të parë iranian, bazat e sulmuara si ato në Golan dhe Raphael në veri, u vunë në shënjestër nga Teherani me ndihmën e individëve që shkonin atje. Pra kishin të dhëna të sakta të objektivit”.

Dy rezervistët e ushtrisë izraelite janë mes 30 të arrestuarve të tjerë që janë dënuar ose akuzohen për spiunazh që nga fillimi i luftës.

Burgut izraelit Rimonim i është dashur të ndërtojë një godinë të re për të ndaluarit për spiunazh, strehë ku të burgosurit mbahen në kushte të vështira, të ngjashme me ato për militantët e Hamasit që akuzohen për vepra terroriste.

Sipas televizionit izraelit, Irani ka rekrutuar spiunë duke ofruar shuma të larta parashë përmes aplikacionit Telegram, nga 20 dollarë për parulla kundër qeverisë nëpër mure e deri në 4 mijë dollarë për rrëmbimin e zyrtarëve izraelitë. Analistët thonë se spiunët e dyshuar janë ndaluar përpara se të ndërmerrnin veprime ekstreme.

“Sapo e kuptoni se diçka nuk është në rregull ose e dyshimtë ose kaloni në ekstrem, iranianët u kanë shtënë në dorë, sepse ke bërë diçka që nuk duhet. Ata i kërcënojnë individët se do t’u tregojnë grave të tyre, familjes apo t’i raportojnë në polici. Tashmë është vonë, kështu rekrutohen”, sqaron Eyal Pinko me Universitetin Bar Ilan.

Pothuajse të gjithë të arrestuarit e dyshuar për spiunazh gjatë vitit të kaluar janë emigrantë rusishtfolës.

Izraeli ka mbi një milion emigrantë rusë, një komunitet ku shumë njerëz kanë vështirësi financiare dhe janë ankuar për mungesë mbështetje nga institucionet izraelite. Disa nga të arrestuarit kanë theksuar motivet ekonomike si nxitës për aktivitetet e tyre.

Zëri i Amerikës bisedoi me ekspertin Chuck Freilich të Institutit për Studime të Sigurisë Kombëtare.

“Disa nga emigrantët rus në Izrael janë në gjendje të vështirë financiare si rezultat i rënies së ekonomisë për shkak të luftës ose shërbimit të zgjatur ushtarak”.

Sipas analistëve izraelitë, fushata e suksesshme iraniane për rekrutimin e spiunëve në Izrael vjen ndërsa rriten pritshmëritë për një sulm izraelit ndaj objekteve bërthamore iraniane gjatë muajve të ardhshëm./VoA

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika