Irani thotë se nuk do përshkallëzim rajonal, por Izraeli “duhet të ndëshkohet”

Irani kërkon stabilitet rajonal duke ndëshkuar Izraelin, të cilin e akuzon për vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh

Zëdhënësi i MPJ-së iraniane, Naser Kanaani.

Irani nuk po kërkon përshkallëzim të tensioneve rajonale, por beson se Izraeli duhet të ndëshkohet në mënyrë që të parandalohet paqëndrueshmëria e mëtejme.

Kështu ka thënë më 5 gusht zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, pasi javën e kaluar në Teheran u vra shefi politik i Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – Ismail Haniyeh.

“Irani kërkon që të ketë stabilitet në rajon, por kjo mund të arrihet vetëm me ndëshkimin e agresorit dhe të krijohet parandalim kundër aventurizmit të regjimit zionist [Izraelit]”, tha zëdhënësi Nasser Kanaani, duke shtuar se kundërpërgjigjja nga Teherani është e pashmangshme.

Kanaani i bëri thirrje Uashingtonit që të mos e mbështesë më Izraelin, duke shtuar se komuniteti ndërkombëtar ka dështuar që të mbrojë stabilitetin në rajon dhe duhet të mbështesë “ndëshkimin e agresorit”.

Edhe komandanti kryesor i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, Hossein Salami, sërish ka deklaruar të hënën se Izraeli “do të ndëshkohet”, raporton Radio Evropa e Lirë.

Teherani dhe grupet e lidhura me Iranin, sikurse Hamasi dhe Hezbollahu, kanë akuzuar Izraelin për vrasjen e shefit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh. Zyrtarët izraelitë nuk kanë marrë përgjegjësinë për vrasjen.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika