Kosova është mposhtur nga Irlanda e Veriut, me rezultat 2:1, në ndeshjen e cila ishte në kuadër të Ligës C, Grupit të 2-të.
Barazimi erdhi në minutën e 82-të, dhe në minutat shtesë, lojtarët e Irlandës së Veriut arritën të shënojnë golin e dytë, për fitore.
Tani, Kosova mbetet e dyta me gjashtë pikë, ndërsa Irlanda e Veriut tani është e treta me pesë pikë.
Ndërsa, Kosova kishte kaluar në epërsi në fillimin e pjesës së dytë me golin e Vedat Muriqit.
Goli u shënua në minutën e 58-të, por lojtarët nuk arritën që ta mbajnë kryesimin.
What a strike 👏👏👏
🇽🇰 Vedat Muriqi opens the scoring at Windsor Park ⚽️#NationsLeague pic.twitter.com/H0yuNtA4qc
— UEFA Nations League (@EURO2024) September 24, 2022
E veçanta e golit ishte se Muriqi gjuajti me këmbën e djathtë, e cila nuk është këmba e preferuar për të gjuajtur.
Ishte Donat Rrudhani, që e kishte pasuar topin tek Vedat Muriqi, i cili me fuqinë e tij ka shmangur lojtarin e Irlandës së Veriut, Jonny Evans, dhe me një goditje të fuqishme nga distanca ka shënuar për rezultatin 1-0.
Kosova ishte mysafire e Irlandës së Veriut në takimin që kishte filluar në ora 18:00.
Po ashtu, lojtarët e Kosovës, e kanë nderuar Mbretëreshën Elizabeth II me një minutë heshtje para fillimit të ndeshjes.
Ndërsa, që në fillim të ndeshjes Florent Muslija ka gjuajtur fuqishëm afër golës, dhe Bailey Peacock-Farrell ka mbrojtur, pasi Milot Rashica nuk kishte përfituar nga afër, të shënonte.
Në minutën e 10-të Kosova ka pasur edhe një tjetër rast të mirë kur Elbasan Rashani ka harkuar në zonë, por, Rashica nuk ia doli të godiste portën për brenda.
Rastet nuk u ndalën dhe në minutën e 13-të, Vedat Muriqi fiton një duel me kokë, dhe topi ishte tek Fidan Aliti, i cili gjuan mbi portë.
Dardanët për këtë ndeshje kishin mungesën e Amir Rrahmanit, i cili është i lënduar.