Isa Mustafa kundër vendosjes së “kamerave të mençura” në kryeqytet

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka thënë se vite më parë, derisa ishte kryetar i kryeqytetit, kishte vlerësuar që nuk ka nevojë të vendoseshin ato lloj kamera, sepse e thejnë privatësinë

Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa
Ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa

Ish-kryeministri i Kosovës dhe ish-kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, ka thënë se i ka pëlqyer shkrimi i analistit, Dardan Gashi, mbi kamerat e mençura në Prishtinë.

Mustafa ka thënë se të njëjtin shkrim do të ishte mirë ta lexonin edhe udhëheqësit e kryeqytetit para se t’i vendosin këto kamera.

Ai kërkoi nga komuna e Prishtinës që ta rishikonin idenë për vendosjen e këtyre kamerave.

Ai tha se vite më parë, derisa ishte kryetar i kryeqytetit, kishte vlerësuar që nuk ka nevojë të vendoseshin ato lloj kamera, sepse e thejnë privatësinë.

“Në vitin 2012 edhe unë dhe bashkëpunëtorët e mi punonim të instalonim kamera në vendet më të frekuentuara të Prishtinës dhe në udhëkryqe. Në ndërkohë me dy bashkëpunëtorë shkova në vizitë në një shtet jo-evropian, i cili ishte dhe është nën tensionin e rrezikut të jashtëm dhe të sigurisë. Na u demonstruan edhe vëzhgimet me kamera në një port të tyre. Për ta veprim i nevojshëm. Por ata nuk i konsideronin problem qytetarët e tyre por agresionin nga jashtë”, ka shkruar Mustafa.

“Kur u ktheva ua kumtova bashkëpunëtorëve të mi se ne nuk duhet të bëjmë këtë, sepse nuk kemi të drejtë të mbikëqyrim çdo lëvizje të këmbëve e duarve, hundës e buzëve, e se kush me kënd gjendet në makinë… çdo përshëndetje të burrave e grave, të vajzave e të djemve, sepse mund tu krijojmë probleme, pa e bërë ata asnjë faj”, ka vijuar ai.

Tutje, ai ka shtuar se nuk pajtohet që të vëzhgohet nga kamerat me shkopin e tij, sepse, sipas tij, atë e mban “për arsye shëndetësore e jo që ta cenojë askënd”.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika