Analisti nga Shkupi, Xhenur Iseni ka thënë se figura e kryeministrit Albin Kurtit është kult te të rinjtë në Maqedoninë e Veriut dhe, sipas tij, duhet të kihet kujdes për këtë.
Teksa ka folur për përfshirjen e partisë Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet atje me opozitën shqiptare, Iseni ka treguar se ka një pyetje për Kurtin.
“Dhe unë do të kisha pasur shumë kujdes, se duhet pasur parasysh se figura e Albin Kurtit është kult të të rinjtë në Maqedoni… meqë që është i përfshirë Kurti drejtpërdrejt në zgjedhjet dhe mban anë tanimë edhe me kandidatë për deputetë, e kisha pyetur se te cili politikan të VLEN e sheh vetën.
D.m.th. meqenëse ai i mbështet VLEN, e sheh ndonjë karakteristik të Lëvizjes Vetëvendosje, këtë nuk e ka sqaruar deri më tani kryeministri Kurti se të cili eksponentë”, ka thënë Iseni në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.