Ish-ambasadori amerikan në Kosovë: Serbia është kërcënim për paqen

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se Serbia është kërcënim për paqen dhe jo shteti i Kosovës

Ish-ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Greg Delawie

Ish-ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, ka thënë se presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq, po e nxit luftën në Ballkan.

Delawie, ka theksuar se Serbia është kërcënim për paqen dhe jo shteti i Kosovës.

“Luftënxitje në Ballkan nga Vuçiq. Mos gaboni, Serbia është kërcënimi real për paqen këtu, jo Kosova. #KFOR, forca paqeruajtëse e NATO-s, do ta bëjë punën e saj. Kjo është një histori e shkruar mirë”, ka shkruar ai në Twitter.

Këto komente ish-ambasadori i dha pas deklaratave të presidentit të Serbisë, Vuçiq se “Serbia do t’i mbrojë serbët nëse këtë nuk e bën NATO”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika