Ish-ambasadori Delawie: BE të ndalojë së përkëdheluri Vuçiqin

Greg Delawie, ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, ka shfaqur keqardhje ndaj trajtimit të dialogut dhe çështjeve të Kosovës me Serbinë nga Bashkimi Evropian në periudhën e fundit

Ish-ambasadori i ShBA-së, në Kosovë, Greg Delawie

Ish-ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Greg Delawie, është shprehur i zhgënjyer me mënyrën se si Bashkimi Evropian ka trajtuar dialogun dhe problemet e Kosovës me Serbinë në kohët e fundit.

Në një postim në platformën ‘X‘, Delawie ka shprehur shqetësimin e tij rreth pjesëmarrjes së Serbisë në sulmin që ndodhi më 24 shtator në Banjska, i cili rezultoi në vrasjen e një polici.

Ai ka theksuar nevojën që BE të ndalojë të favorizojë presidentin e Serbisë, Vuçiq.

“Pjesë interesante për pjesëmarrjen serbe në një sulm terrorist në Banjskë të Kosovës që vrau një polic. BE me të vërtetë duhet të ndalojë përkëdheljen e Vuçiqit”, ka shkruar Delawie.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika