Ish-ambasadori Hysa: Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare, Kurti u mundua ta degradoi opozitën në Maqedoni të Veriut

Ylber Hysa-Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë Veriore ka thënë se ekziston ligji i cili e specifikon Gjuhën Shqipe si gjuhë zyrtare në Maqedoninë e Veriut.

Hysa në emisionin “Five” u shpreh se nëse nuk do të ishte gjuha shqipe, gjuhë zyrtare dhe në nivel vendi pse do të duhej të dërgohej edhe në instancat evropiane për legjimitetin e saj.

“Ligji, neni 1 pika 2 e specifikon se ‘Gjuha që janë në përdorim mbi 20% dhe specifikohet në [Gjuha Shqipe] është gjuhë zyrtare” tha Hysa, e sa i përket deklarimeve të kryeministrit Kurti për gjuhën shqipe në Maqedoni të Veriut, Hysa tha se “kryeministri Kurti ishte nikoqir i mirë i cili i priti shigjetat ndaj partnerit, Mickovski, u mundua për degradimin e opozitës shqiptare kryesisht BDI-n kinse kurrë nuk kanë arritur të ngritën lijgin për nivelin e gjuhës shqipe, kjo u mirëprit në Maqedoninë e Veriut”.

Hysa ka komentuar edhe takimin e mes dy qeverive, atë kosovare dhe maqedonase por që sipas tij nuk ka qenë “frytdhënëse” dhe ka ndodhur për interesin e “akterëve” e jo të qytetarëve.

“Takimet mes fqinjve janë gjithmonë të mirëseardhura dhe të dobishme. Nëse shohim në kontekst të gjerë, shohum se ky takim ka ndodhur për interesin e akterëve sesa interesin e qytetarëve të dy vendeve. Ky takim ndodhi në kalendar interesant, prag i zgjedhjeve. Anën tjetër, edhe vet takimi nuk prodhoi shumë pasi që u nënshkruan  dy marrëveshje dhe një protokoll. Njëra nga marrëveshjet ishte e përgatitur edhe më herët nga Talat Xhaferi si ish-kryeministër me 22 dhejtor 2023. Kurti refuzoi të takonte Xhaferin. Marrëveshja energjetike duhet parë si diçka që ka rrënjë të mëhershme pasi që Maqedonia e Veriut gjithmonë  ka qenë e interesuar për thëngjillin e  Kosovës. Por nuk e di a ka përfituar Kosova nga ky. Një qeveri si e Kosovës, investimin e kapitalit e ka pasur një urë tek Gjilani. Dhe mos përfundimin e dy rrugëve të tjera, nuk mund të krijohet premtimi i realizimit të një tuneli më i madh sesa ai i Kalimashit”, deklaroi Hysa.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika