Agim Nesho ka thënë se angazhimi i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara do t’i shërbejë edhe çështjes së njohjes së Kosovës.
I ftuar në “FIVE”, Ish-amabasdori i Shqipërisë në OKB, Agim Nesho, ka thënë që mundësitë e diplomacisë shqiptare përgjatë kryesimit të saj për një muaj në OKB mund të jenë të mëdha, duke mos përjashtuar edhe njohjen e Kosovës si pjesë të agjendës së saj përgjatë rrugëtimit si kryesuese e OKB-së.
“Ky angazhim do ti shërbente edhe çështjes së rëndësishme të njohjes së Kosovës në OKB, një e drejtë që i është mohuar në mënyrë të padrejtë nga Rusia”, ka thënë Nesho.
Megjithëse Nesho e cilëson çështjen e njohjes së Kosovës si primare të diplomacisë shqiptare, ai thotë që akoma nuk ka një strategji të mirëmenduar, nuk ka vullnet politik dhe ka gabime në mënyrën e trajtimit të Ballkanit nën presionin e fuqive ballkanike.
Gjersa ka treguar mbi insistimin e Shqipërisë në këtë çështje dhe njëherësh, presionin e fuqive ballkanike e veçanërisht Serbisë, ai ka thënë se “ky është projekt i Serbisë për të kthyer fuqinë në Ballkanin Perëndimor”.
Nga një qershori, kryesimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do ta ketë Shqipëria. Ky mandat sipas rregulloreve, zgjatë një muaj.
Agim Nesho ka shërbyer si Përfaqësues i Përhershëm i Shqipërisë në Kombet e Bashkuara midis viteve 1996 dhe 2005 dhe gjithashtu, Ambasador në Shtetet e Bashkuara nga 2005 deri në 2006.