Ish-deputetëve të VV-së u shqiptohet dënimi me burgim me kusht për gazin lotsjellës

Për ish-deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje(LVV), Enver Hoti, Shqipe Pantina, Mytaher Haskuka dhe Teuta Haxhiu, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shqiptuar dënim me kusht për hedhjen e gazit lotsjellës në muajin shkurt të vitit 2016, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës

Fotoilustrim





Të mërkurën e 28 shtatorit, Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar deputetët Enver Hoti, Shqipe Pantina, Mytaher Haskuka dhe Teuta Haxhiu, me dënimin me burgim me kusht.

Sipas gjykatës, ata u dënuan secili veç e veç me burg për një vit, i cili dënim nuk ekzekutohet nëse brenda dy vjetësh, ata nuk kryejnë vepra të tjera penale, raporton Kallxo.com.

Ky dënim iu shqiptua për hedhjen e gazit lotsjellës në muajin shkurt të vitit 2016 në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Hoti, Pantina, Haskuka dhe Haxhiu u akuzuan nga prokuroria për veprën penale – përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm dhe pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

Ndërkaq, për shkak të parashkrimit absolut është hedhur poshtë dhe është pushuar procedura për veprën pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare.

I përfshirë në këtë rast është edhe ish-deputeti Rexhep Selimi, mirëpo për të Gjykata e ka veçuar procedurën.

Sipas prokurorisë, Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi akuzohen se më 19 shkurt 2016, gjatë seancës plenare të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pa autorizim kanë përdorur armë me qëllim të ndërprerjes se punimeve të seancës dhe kanë hedhur gazin lotsjellës.

Prokuroria thotë se gjatë seancës, në vendet ku ishin të ulur, kanë aktivizuar gazin lotsjellës dhe nga tymi i përhapur është pamundësuar mbajtja e rregullt e seancës, me ç‘rast është ndërprerë puna e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas dispozitivit të dytë të kësaj akuze, në kohë, vend dhe mënyrë si në dispozitivin e parë të kësaj aktakuze, të akuzuarit Hoti, Pantina, Haskuka, Haxhiu dhe Selimi po akuzohen se kanë penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, deputetët e Kuvendit të Kosovës në atë mënyrë që posa ka filluar seanca e Kuvendit, pas aktivizimit të gazit lotsjellës është ndërprerë seanca plenare.





Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika