Ish-deputeti Krasniqi: Kurti mashtrues, i bën 50 vjet por askush ‘të lumtë dora’ s’i ka thënë  

Ish-deputeti Florin Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti dhe partinë e tij Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), se nuk ka vizion por vetëm ide me përpjekje për të gjetur armiq në vend që të ndërtojnë shtetin.

Në Debat Plus, Krasniqi ka theksuar se Kurti është një propagandist dhe mashtrues, i cili, sipas tij, vetëm premton pa mbajtur fjalën.

“Albin Kurti i bën 50 vjet, por askush nuk i ka thënë: të lumtë dora, vetëm goja tu rrejt. Ai nuk di çfarë është puna, nuk ka bërë kurrë argat, unë e njoh mirë. Unë kam punuar argat e di si merren paret e argatit. Prej se e mbaj mend, ai vetëm propagandë, unë i kam thënë mos bëj propagandë  se ka këmbët e shkurtra, mos premto se çka nuk mundesh ta bësh, se del rren, ai e nënçmon këtë popull, po mirë ia bën se e meriton”, ka deklaruar ai.

Ish-deputeti ka thënë se LVV-ja ka ndjekur një logjikë të gjetjes së armiqve, qoftë gjatë opozitës, qoftë tash në pushtet.

“Gjithmonë kanë kërkuar armikun. Nuk bëhet shteti duke sulmuar të gjitha institucionet dhe gjithçka që nuk mundesh me kontrollu”, ka shtuar ai.

Krasniqi tutje ka akuzuar LVV-në për mungesë ideje, koncepti dhe vullneti për ta ndërtuar shtetin, duke theksuar se kushdo që e voton këtë parti duhet të përballet me të vërtetën.

“LVV-ja nuk ka as ide, as koncept, as vullnet as dëshirë as mundësi ta bëjë shtetin, kushdo le ta voton, por e vërteta është kjo, Albini është thjesht një mashtrues”, ka deklaruar Krasniqi në Debat Plus.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika