Ish-deputeti Lajçi: Funksionimi i shtetit është më i mirë se asnjëherë

Funksionimi i shtetit, rendit të ligjit dhe Kushtetutës është më i mirë se asnjëherë por nuk është i kënaqshëm, thotë ish-deputeti, Ali Lajçi

Ish-deputeti Ali Lajçi ka thënë se funksionimi i shtetit, rendit të ligjit dhe Kushtetutës është më i mirë se asnjëherë, por nuk është i kënaqshëm.

Kështu tha ai në emisionin “Debat Plus” në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti.

“Në ekonomi e të tjera nuk ka rritje të kënaqshme, por nuk ka edhe denigrime të mëdha të llojit të vet… funksionimi i shtetit, rendit të ligjit dhe Kushtetutës është më i mirë se asnjëherë, por nuk është i kënaqshëm”, ka thënë Lajçi.

Ai vlerëson se Kosova gjithmonë ka ngecur në stadet e fundit të zhvillimeve të përgjithshme ekonomike.

“Proceset në çfarë jemi ne në shtetbërje, gjendjen ekonomike që nuk e kemi pasur të favorshme kurrë në të gjitha regjimet… Kosova gjithmonë ka ngecur në stadet e fundit të zhvillimeve të përgjithshme ekonomike. Ta vlerësojmë Kurtin, nuk mund ta vlerësojmë në këtë kohë, por duhet të kemi një kontinuitet të ecjes së Kosovës së paku prej pavarësisë së saj”, shtoi më tej Lajçi.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika