“Kroacia mund ta mbështes Kosovën në rrugën evropiane” – Ish-deputetja shqiptare në Parlamentin kroat komenton vizitën e Kurtit

Ish-deputetja shqiptare në Parlamentin kroat, Ermina Lekaj-Prljaskaj, ka deklaruar se Kosova mund të përfitojë shumë nga bashkëpunimi me Kroacinë.

Në emisionin FIVE të Dukagjinit, Lekaj-Prljaskaj përmendi marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2015 për integrimet evropiane të Kosovës, e cila lejon Kroacinë të ofrojë mbështetje teknike për proceset integruese.

Ajo theksoi se së shpejti pritet të formohen dy komisione që do të fillojnë punën për zbatimin konkret të bashkëpunimit.

“Kosova mund të përfitojë shumë nga Kroacia. Sepse është gjetur edhe një marrëveshje e cila është nënshkruar në vitin 2015 për integrimet evropiane të Kosovës. Ku Kroacia mund të ofrojë një mbështetje teknike. Dhe sot u bisedua që së shpejti të formohen dy komisione dhe të ia fillojnë më punën tyre. Njëjtë edhe kryeministri kroat tha që Kroacia është e hapur për tregun e Kosovës, mirëpo edhe tregu kroat është i hapur për bizneset e Kosovës”, ka thënë Lekaj-Prljaskaj.

Në kuadër të vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Kroaci, kryeministri kroat Andrej Plenkoviq e priti atë me nderime të larta shtetërore.

Dy liderët zhvilluan një takim të përbashkët ku u nënshkruan disa marrëveshje të rëndësishme për bashkëpunim ndërmjet dy vendeve.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika