Ish-deputetja Teuta Hadri, dëshmitarja e radhës e mbrojtjes së Salih Mustafës

Në seancën e së mërkurës, në gjykimin ndaj Salih Mustafës, ka filluar deklarimin dëshmitarja e katërmbëdhjetë e mbrojtjes, Teuta Hadri

Teuta Hadri-dëshmitarja e 14-të e mbrojtjes

Ish-deputetja, Teuta Hadri, është dëshmitarja e 14-të e mbrojtjes së Salih Mustafës në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Teksa po i përgjigjet avokatit mbrojtës të Mustafës, rreth ngjarjeve të muajit mars dhe prill të vitit 1999, ajo ka përshkruar rrugën se si shkoi në Zllash.

“Më një prill forcat serbe më kanë nxjerrë me dhunë nga shtëpia ime, dhe ashtu si të gjithë qytetarët, të gjithë banorët e banesave, jemi dalë me dhunë, ata kishin bërë krime të mëdha që nga viti 1998, nuk do t’i përshkruaj ato krime për të cilat jam dëshmitare që i kam parë dhe përjetuar me syrin tim”, ka thënë Hadri.

“Kam mbetur mes malit dhe qiellit, nuk doja të shkoja në Shqipëri, doja të dilja në luftë të ndihmoj, pasi isha mjeke me profesion”, shtoi ajo.

Pas dëbimit nga shtëpia, ajo deklaron se ka ikur nga kolona e njerëzve të cilët po largoheshin në drejtim të Shqipërisë.

Teuta Hadri

“Kam shkuar në një shtëpi të profesorit Sami Peja, për t’u strehuar. Në atë shtëpi kam ndejtur vetëm 2 apo 3 ditë, nuk kam ndenjur më shumë, për shkak se profesori pësoi një traumë të madhe duke i parë popullatën, pësoi infarkt dhe vdiq në dorën time, dhe pas vdekjes së tij kanë ardhur për me pa, ka ardhur një pronar i një firme të qumshtit i cili ishte i lejuar nga forcat serbe që të shiste nga Keçekolla në Prishtinë, ai erdhi me pa për ngushëllime”.

“Meqë kisha dëshirë të madhe ia paraqita kërkesën atij që të shkojë në Zllash, në zonë luftë, ku ka nevojë”, ka thënë Hadri.

Sipas Hadrit, i njëjti person bashkë me bashkëshorten e tij, me kërkesë të Hadrit, ajo ishte dërguar në Keçekollë ku ishte pika e ushtrisë, aty ku u dorëzua tek ushtarët.

Më pas ajo theksoi se ushtarët që e morën, e kanë dërguar në një zonë afër Keçekollës, të cilën, sipas Hadrit, e quanin “Zona e Skifterajve”.

Aty u bë identifikimi i saj.

“Ata kanë marrë me anë të lidhjeve telefonike bazën dhe kanë lajmëruar se ka ardhur një mjeke nga Prishtina, specialiste për të ndihmuar në zonë lufte për çështje shëndetësore. Pasi ai lajmëroi, ata iu thanë sjelleni këtu se ka nevojë shumë, dhe vendin e ka këtu për të ardhur, dhe ushtarët më kanë marrë dhe më kanë dërguar deri të zona e Zllashit”, ka thënë ajo.

Në atë zonë ishte takuar me dy gra, të cilat e dërguan Hadrin në një shtëpi të quajtur ”Shtabi”, ku edhe ishte takuar me komandant Sejdën.

“Aty erdhi Sejdi Veseli, i thonin komandant Sejda, dhe atë e njihja edhe përpara sepse kishim punuar në klinikën e Prishtinës, aty u përshëndetëm”.

Data se kur kishte arritur në Zllash, ishte 16 prill në vitin 1999.

“Ishte 16 prill 1999, dhe koha me orë ishte diku rreth 16:00 pasdite”, shtoi ajo.

Ndryshe, Hadri ka qenë përfaqësuese për shëndetësi në Zyrën politike të UÇK- së në Prishtinë prej – gusht 1998 si dhe ushtare e UÇK-së në zonat operative, Zona e Gollakut, Zona e Llapit, dhe në fund Zona e Karadakut.

Ajo ishte deputete e Partisë Demokratike të Kosovës në legjislaturën e tretë nga viti 2007 deri në vitin 2010.

Seanca e fundit në këtë rast është mbajtur më 22 prill, ku është dëgjuar dëshmitari i 13-të, Muhamet Ajeti, i cili kishte thënë se në prill të vitit 1999 nuk e ka parë Salih Mustafën në Zllash.

Mustafa është arrestuar më 24 shtator të vitit 2020 me pretendimin për krime lufte.

Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor 2020.

“Aktakuza e konfirmuar përcakton se afërsisht midis 1 prillit 1999 dhe 19 prillit 1999, në një kompleks ndalimi në Zllash, Kosovë, u kryen krimet e ndalimit arbitrar, trajtimit mizor dhe të torturës kundër të paktën gjashtë personave. Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se në një datë midis 19 prillit 1999, ose rreth kësaj date, dhe rreth fundit të prillit 1999, në atë vendndodhje u vra një i ndaluar”, ka njoftuar Gjykata Speciale përmes një komunikate.

Bëhet e ditur se në aktakuzën e konfirmuar, Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si, krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

I vazhdohet paraburgimi Salih Mustafës

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika