Ish-diplomati amerikan: Shtabi i UÇK-së nuk jepte urdhra për rrëmbime

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, ka thënë se shtabi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) nuk kishte dhënë urdhëra për rrëmbime

Ish-diplomati amerikan, Shaun Byrnes, në dhënien e dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në rastin e ish-krerëve të UÇK-së, ka thënë se shtabi i UÇK-së nuk kishte dhënë urdhra për rrëmbime.

Ai u pyet nga avokati Ben Emmerson, derisa Byrnes u shpreh se asnjëherë nuk kanë pasur asnjë provë që tregonte që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së jepte urdhra për rrëmbime.

Pjesë nga biseda mes Emmerson dhe Byrnes:

Emmerson: Me ç’kishit kuptuar ju apo vlerësuar ju më saktë, është që ato vendime merreshin në nivel zone, sepse vendimet operative nuk merreshin te Shtabi i Përgjithshëm?

Shaun Byrnes: Me lejoni të jem tejet i saktë dhe i qartë. Ne asnjëherë s’kemi pasur ndonjë provë që të tregonte që Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së, kurrë s’kemi pasur prova që ata të kenë dhënë urdhra apo të udhëzonin që të merreshin peng, rrëmbeheshin gazetarët serbë apo aktivistët e LDK-së.

Ememerson: Apo për ndonjë civil.

Byrnes: Po, apo për ndonjë civil. Më lejoni që të mbaroj përgjigjen time. Ne menduam që këto veprime ndërmerreshin ose në formë të pavarur nga komandantët vendas të UÇK-së, ose eprorët e tyre, shembull komandanti i brigadës apo zonës…

Emmerson:Po fiks, ajo që dua të them është që jo domosdoshmërish ishte në nivel të komandantit të zonës, sepse mund të ishte edhe elemente të pabindura më poshtë se komandanti i zonës kur merreshin këto vendime apo jo?

Byrnes: Po.

Emmerson: Por nuk merreshin më lart se niveli i zonës?

Byrnes: Po, por nuk e dinim këtë. Ne nuk kemi parë prova që ishte Shtabi i Përgjithshëm që po jepte urdhër për rrëmbimin e këtij civili apo ndonjë aktivisti tjetër të LDK-së apo të tjerë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika