Ish-drejtori i Policisë, Rashit Qalaj: Policia nuk është dashur të lejojë bllokimin e rrugëve në Veri, sepse është e ndaluar me ligj

Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës, ka thënë se Policia e Kosovës nuk është dashur që t’i lejojë që të bllokohen rrugët, sepse ka ligj dhe nuk është e nevojshme që të këtë vendim politik për të preventuar një gjë të tillë

Bllokimi i rrugës në Bërnjak

Ish-drejtori i Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, në një prononcim për ndërhyrjen e Policisë së Kosovës në Veri, të cilët kanë shkuar atje që ta zbatojnë masën e reciprocitetit ndaj Serbisë dhe ndalimin e qarkullimit të veturave me tabelë “KM”, ka thënë se Policia e Kosovës nuk duhet të lejojë bllokimin e rrugëve, dhe as nuk duhet të presë vendime politike për një të gjë të tillë, sepse “Ligji obligon që rrugët të jenë të hapura”.

Edhe pse “strukturat paralele dhe qarqet që janë në pjesën veriore mundohen të krijojnë probleme”, shtoi ai.

Rashit Qalaj – Ish-drejtor i Policisë së Kosovës

“Policia është dashur të ketë informata, meqenëse policia në Veri ka Drejtorinë e Inteligjencës dhe është dashur të sigurojë informata edhe nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës, është dashur të merren masat preventive” ka thënë ish-drejtori i Policisë së Kosovës për Portalin Dukagjini Rashit Qalaj.

“Policia nuk është dashur të lejojë që të bllokohen rrugët nga strukturat në Veri, për shkak se bllokimi i rrugëve shkakton kufizimin e lëvizshmërisë dhe çdo kufizim i lëvizshmërisë është i ndaluar me ligj”, përfundoi ish-drejtori i policisë, Rashit Qalaj.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika