Ish-e burgosura politike tregon emrat e udbashëve që e keqtrajtuan

Ish e burgosura politike, Naime Maçastena-Sherifi në “Debat Plus”

Ish-e burgosura politike, Naime Maçastena-Sherifi, në një rrëfim në “Debat Plus” ka treguar emrat e udbashëve që e keqtrajtuan.

Këta janë 9 udbashët e përmendur nga Maçastena:

  1. Xhavit Kuqi
  2. Blerim Olloni
  3. Lutfi Ajazi
  4. Rifat Berisha
  5. Fadil Hoti
  6. Zymer Zymeri
  7. Bajram Munishi
  8. Faik Nura
  9. Ibush Kllokoqi

“Nga ora 13:00, kanë ardhur tetë punëtorë të sigurimit me dy vetura, prezent ishte vetëm nëna, baba ishte dalë nuk ishte aty. Në mesin e tyre ka qenë Xhavit Kuçi,  Blerim Olloni, Lutfi Ajazi, Rifat Berisha, Fadil Hoti…”, kështu u shpreh për momentin e bastisjes së shtëpisë së saj, ish-e burgosura politike, Naime Maçastena-Sherifi.

Bajram Munishi dhe Blerim Olloni më kanë rreh shumë, në burg të Mitrovicës, dhe në sigurim shtetnor të Mitrovicës, me sa e di une ky Bajrami ka qenë i Mitrovicës e Blerimi nuk e di, gjakovar duhet të jetë…,” rrëfej Maçastena.

Maqastena tregoi se gjatë paraburgimit u përball me tortura të rënda nga Zymer Zymeri, Lutfi Ajazi, Blerim Olloni, dhe Bajram Munishi. Ajo përmendi se ligjet e kohës parashikonin që fëmijët nuk mund të merren në pyetje pa praninë e prindit apo të kujdestarit nga qendra për punë sociale, por në realitet kjo nuk respektohej.

Maqastena tregoi se Faik Nura ishte UDB-ashi që e mori në pyetje babain e saj kur ata u kthyen nga Turqia në Kosovë për të jetuar. Ajo përshkroi komunikimin e babait të saj me Faik Nurën dhe Ibush Kllokoqin pasi e sjellën atë nga spitali në Mitrovicë, ku pa bijën e tij të rrahur rëndë.

“Më kujtohet që baba jem ja u ka tërhekë vrejtjen dhe është dalë përjashta dhe ka bisedu me Faikun dhe Ibushin…kjo çka keni bë ju është e tmerrshme se kjo është fëmijë… dhe prej tash e tutje çkado që të ndodhë keni me pas punë me mu. Vetëm një fije floku nëse i prekni ma keni me pas punë me mu. Mos harroni se keni edhe ju fëmijë nëpër shpija, e jav pruft Zoti e i pafshi edhe ma zi”, ka treguar ish-e burgosura politike.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika