Ish-futbollisti norvegjez, John Carew, është dënuar me 14 muaj burgim për mashtrim tatimor.
43-vjeçari është shpallur fajtor për mos deklarim të 12.8 milionë krona të ardhura tek autoritetet tatimore norvegjeze midis vitit 2014 dhe 2019.
Carew kishte pohuar se jetonte në Britani të Madhe, por autoritetet kanë zbuluar se ai kishte kaluar më shumë se 183 ditë në Norvegji gjatë asaj periudhe.
Ai është dënuar gjithashtu për mosdeklarim të një pasurie personale prej më shumë se 300 milionë korona. Përveç dënimit me burg, Carew është dënuar gjithashtu me 540 mijë korona.
Gjykata e Oslos të mërkurën e 16 nëntorit ka thëne se shërbimi i burgut të Norvegjisë do të vendosë se si Carew do të vuajë dënimin, raporton euronews.
Ish-reprezentuesi norvegjez ka luajtur për nëntë klube evropiane mbi 15 vjet, duke përfshirë Valencia, Roma, Lyon dhe Aston Villa.
Ai gjithashtu ka luajtur 91 herë për vendin e tij midis viti 1998 dhe 2011, përpara se të fillonte një karrierë aktrimi.