Ish-gjykatësja e Kushtetueses, Mushkolaj për draft statutin e asociacionit: I ka adresuar kritikat e Kurtit

Ish-gjykatësja e Kushtetueses, Gjyljeta Mushkolaj, e ka komentuar draft statutin e Asociacionit të Komunave Shumicë Serbe të cilinë e ka përpiluar organizata gjermane me seli në Prishtinë Friedrich Ebert Stiftung, ajo ka thënë se ky propozim mund të mos merret parasysh por sipas saj  rëndësishme është debati mbi këtë draft- statut për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.

Sipas saj procesi për themelimin e asociacioni  ka qenë një proces në të cilin kanë marrë pjesë shumë njerëz.

“Ajo që është e rëndësishme për sot është një debat rreth këtij draft-statuti, rreth themelimit të asociacionit. Të gjitha komentet e mija për këtë drafte statut janë në tekstin shpjegues që janë  bashkangjitur kësaj broshure të vogël”, ka deklaruar Mushkolaj.

Më tej, ajo ka thënë se të gjitha deklarata lidhur me asociacioni ka ndjekur madje edhe ato të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

“Një nga çështje e kritikuar nga ana e  kryeministrit, është adresuar në këtë model që është shpërndara sot. Është theksi jo vetëm të emërtimi por të natyra e vetë këtij asociacioni të kësaj zajednicë , edhe realisht këtu kemi të bëjë më dhjetë komunat ku popullata shumicë është komuniteti”, ka theksuar Ish-gjykatësja e Gjykatës Kushtetueses të Kosovës, Mushkolaj.

“Ky statut për asociacion është hartuar në atë mënyrë që të garantojë të drejta e komuniteteve jo shumicë që jetojnë në ato komuna edhe një theks , jo vetëm implicit por edhe eksplicit për gjatë gjithë draftit, i vihet të drejtave  të komuniteteve jo shumicë që jetojnë nëpër këto komuna”, ka shtuar ajo.

Ajo ka përfunduar duke thënë se edhe komunat kanë karakter multietnik siç ka shteti i Kosovës.

Shija e redaktorit

Rutte: NATO po ndjek zgjedhjet në Kosovë, duket se do...

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka komentuar zhvillimet politike në vend gjatë një konference për media, duke vënë në pah se aleanca...

Perla luksoze që po lind në bregdetin shqiptar: Dukagjini Resort...

Brigjet e Shëngjinit së shpejti do të mirëpresin një nga investimet më madhore në historinë e turizmit shqiptar. Një projekt ambicioz, që hap shtigje...

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Të fundit nga rubrika