Ish-hetuesi i Policisë për deklaratën e Isufajt: Anomali në aspektin juridik

Ish-hetuesi policor në veri, Murat Mehmeti, deklaratën e kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Blerim Isufaj se kishte dhënë pëlqimin për heqjen e urdhërarrestit ndaj Milan Radoiçiqit, por që s’mund t’i bëjë publike arsyet për shkak të hetimeve, e ka cilësuar si “anomali” në aspektin juridik.

Në emisionin “FIVE”, Mehmeti ka thënë se është e palogjikshme juridikisht që të gjithë ata që dyshoheshin për vrasjen e Oliver Ivanoviqit janë mbajtur në arrestim, ndërsa urdhërdhënësi të mos jetë në paraburgim.

“Juridikisht është e palogjikshme, të gjithë që janë mbajtur në arrestim që dyshohen se e kanë ndihmuar për vrasje ose dicka e tillë, ndërsa urdhërdhënësi të mos jetë i arrestuar. Është anomali në aspektin juridik”, ka thënë Mehmeti.

Sipas tij, qeveria nuk duhet të ndërhyjë në hetimet për vrasjen e Oliver Ivanoviqit e as në rastin e sulmit të 24 shtatorit në Banjskë.

Ndërsa, në anën tjetër, ish-zv.sekretari në Ministrinë e Drejtësisë, Ardian Bajraktari, ka thënë se deklarata e Isufajt e mjegulloi opinionin publik.

“Deklaroi në formë të mllefit sikur po komunikonte me ndonjë institucion, kam përshtypjen se e mjegulloi opinionin, nuk dha informata të arsyeshme për hir të publikut” ka thënë ai.

Sipas tij, nuk përjashtohet mundësia që kjo të jetë një taktikë që të bëhen hetime e vëzhgime të mëtutjeshme.

“Mund të kemi masa të fshehta, hetime e vëzhgime varësisht prej asaj si e ndërtojnë cështjen”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Blerim Isufaj është i nominuar nga Këshilli Prokurorial i Kosovës për Kryeprokuror të Shtetit, por deri tash ka pasur përplasje të vazhdueshme me liderët shtetërorë.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka refuzuar dekretimin e tij.

Më 19 shkurt 2021, Prokuroria Speciale kishte kërkuar revokimin e urdhërarrestit ndaj Radoiçiqit, ndërsa gjykata e kishte aprovuar këtë kërkesë më 23 shkurt 2021.

Urdhërarresti ishte lëshuar në gusht të 2020-ës nën dyshimin se Radoiçiq ishte pjesë e një grupi të organizuar kriminal lidhur me vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviq.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika