Ish hetuesi policor Mehmeti pas sulmit në Banjskë: Rrezik do të ketë për Kosovën edhe më tutje

Ish hetuesi policor, Murat Mehmeti, ka thënë se Kosova edhe pse i ka dëshmuar botës se Serbia qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, e ka zvogëluar rrezikun por nuk e ka eliminuar tërësisht pasi që ka një vijë të gjatë kufitare me Serbinë. Ai ka thënë se trupat serbe janë kthyer në Kosovë përmes "Mbrojtjes Civile" kundër Marrëveshjes së Kumanovës e cila për Serbinë është kapitullim i tyre.

Murat Mehmeti, ish hetues policor në Five në RTV Dukagjini ka folur lidhur me përfshirjen e grupit kriminal të Novi Sadit në sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit ndaj policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se se rreziqet janë zvogëluar, por se nuk janë eliminuar.

“Fiasko që ka ndodhur në Banjskë, e ka rritur për 100 herë pozitën negociuse të Kosovës. E ka bindur botën se kjo që u bë në Banjskë ka qenë pasojë e presionit të njëanshëm ndaj neve[Kosovës]… sepse nuk pajtohet i forti pa e dëmtuar të dobëtin”.

Tutje Mehmeti ka thënë se rrezik do të ketë për Kosovën edhe më tutje.

“Rrezik do të ketë për këtë vend gjithherë, ne jemi shumë gjatë në kufi[me Serbinë], janë edhe kroatët”, ka thënë ai.

Ish hetuesi policor tutje është shprehur se popullata shqiptare e cila ka qenë në veri, duhet të ndihmohet që të kthehet atje.

Ai ka folur se si ishin penguar qytetarët shqiptarë të kthehen atje nga grupet kriminale të cilët ishin paguar me “30 euro” për ti penguar që të kthehen.

“Atje funksionon organizimi[i serbëve]”.

Ai ka folur edhe për një vendim qeveritarë të Serbisë të vitit 2006 për të cilin thotë se nuk e ka n’degjuar as tek analistët as tek gazetarët”.

Vendimi qeveritar i Serbisë është për kthimin e trupave[serbe në Kosovë] që është kundër Marrëveshjes së Kumanovës]” Por këta i thonë marrëveshje ushtarako-teknike por ky është kapitullim. Venim qeveritarë që se kanë publikuar, por që dikush ka njëherë flet prej tyre, njerëz ushtarak dhe të mëdhenjtë që mi kthye trupat, edhe ka ndodhur kjo”

Tutje ai në pyetjen e gazetarit kur është pyetur se si ka ndodhur kjo, ka thënë se ‘Mbrojtja Civile kanë qenë aktiv në krejt Kosovën. Të gjithë janë integruar në 2013-tën. Ata janë kanë 3 mijë vetë gati” të cilët sipas tij i kanë shërbyer Serbisë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika