Ish-hetuesi policor: Shtrirja e sovranitetit në veri me forca policore s’po jep rezultat

Ish-hetuesi policor Visar Rrecaj ka kritikuar qasjen e përdorimit të forcave policore për shtrirjen e sovranitetit në veri të Kosovës, duke e cilësuar atë si të paefektshme

Ish-hetuesi policor dhe avokati Visar Rrecaj ka shprehur shqetësimin për efektin e kufizuar që kanë veprimet policore në shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në pjesën veriore të vendit. Ai ka theksuar se grupet kriminale, të cilat janë të lidhura me Serbinë, vazhdojnë të jenë aktive, duke krijuar frikë dhe ndasi mes popullatës serbe dhe autoriteteve kosovare.

Sipas Rrecajt, përqendrimi i vetëm në forcat policore për të shtrirës sovraniteti në atë pjesë nuk po rezulton efektiv.

“Nuk po e ndal punën dhe aktivitetin e saj që popullatën serbe në atë pjesë ti frikësoj dhe sa më shumë ti ndajë nga bashkëpunimi apo afrimi me autoritete kosovare. Kjo e dëshmon se grupet kriminale ende eproren apo të mbeturat e këtyre grupeve janë ende aktive. Po del që përqendrimi policor nuk po jep shumë efekt. Dhe unë mendoj që duhet të merret si mesazhe edhe nga Qeveria aktuale po dhe nga institucionet tjera që; që sovraniteti dhe shtrirja e tij vetëm me veprime policore nuk është duke dhënë rezultat. Mendoj që duhet të përqendrohemi edhe të zgjedhjet politike në mënyrë që të qetësohet.

Vetëm më veprime policore jo vetëm ajo pjesë por asnjë pjesë nuk mbahet… incidente të tilla edhe kanë ndodhur edhe ndodhin, më rëndësi duhet të luftohet këto grupe që janë dorë e zgajtur e Serbisë”, ka thënë Rrecaj në “FIVE” të Dukagjinit.

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika