Ish-hetuesi policor: Vilën e Radojçiqit e kanë ndërtuar kompanitë shqiptare – Zvonko i vodhi 13 milionë nga Buxheti i Shtetit

Murat Mehmeti, ish-hetues

Ish-hetuesi i Policisë së Kosovës, Murat Mehmeti, ka thënë se vilën e kryeterroristi, Millan Radojçiq, te liqenin e Ujmanit e kanë ndërtuar kompanitë shqiptare.

Më tej Mehmeti ka shtuar se biznesmeni nga bota e krimit, Zvonko Veselinoviq, ka marrë rreth 13 milionë euro nga buxheti i Kosovë për ndërtimin e objektit të Komunës së Leposaviqit dhe këto para janë vjedhë.

“Shtëpinë e Radojçiqit nuk e kanë ndërtuar kompanitë serbe. Janë kompani tonat që e kanë ndërtu. Paret Zvonku nuk i ka marrë me dhunë prej buxhetit të Kosovës, shqiptari ia ka jep paret. Janë vjedhë miliona. Janë vjedh paret për objektin e Komunës së Leposaviqit, janë dal paret prej Thesarit, i ka marrë  kompania e Zvonkit, janë ikë në Nigeri, i kanë vjedh 13 milionë askund objekt nuk është ndertu…”, ka thënë Mehmeti në “Debat Plus”.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika