Ish i burgosuri politik: Radojçiqit ia njoh mirë nënën, e ka pasur më shoviniste se vetë

Ish-i burgosuri politik: Radojçiqit ia njoh mirë nënën, e ka pasur më shoviniste se vetë

Ish i burgosuri politik, Afrim Caka, në “Debat Plus” ka komentuar figurën e kryekriminelit të veriut, Millan Radojçiq, i cili sipas autoritete të Kosovës i ka prirë grupit terrorist në sulmin ndaj Policisë së Kosovës, në Bansjkë të Zveçanit.

Duke folur për kohën luftën në Kosovë, Caka ka thënë se kryekriminelin e veriut e njeh shumë mirë, bile ia njeh edhe familjen e tij, duke theksuar se nënën e ka pasur më shoviniste se sa është Radojçiq dhe se babai i tij ka qenë punëtor i sigurimit shtetëror të saj kohe.

Caka ka thënë se ka dëshmi, gjithashtu, edhe vetë është dëshmitar që krimineli Milan Radojçiq ka vrarë tre gjakovarë, dhe se në Gjakovë, ai ka qenë barbar.

“Me babain e tij kam punuar… dhe ia njoh nënën mirë, nënën e ka pasur më shoviniste se vet që ka qenë… Në mesin e kësaj tragjedi shquhet edhe Millan Rajko Radojeçiq, ishte 23 vjeçar me 10 maj i ka vrarë tre veta… Radjoçiq me 10 maj në orën 07:15 i ka bërë tri vrasje në Gjakovë… e kam njofto mirë dhe babanë tij, ai ka qenë pjesë i grupit të dytë për djegien dhe plaçkitjen e shtëpive dhe dënimin e gjakovarëve drejt Shqipërisë… Ka qenë krimineli i dorës së aprë, ka bërë krime të mëdha në Gjakovë”, ka than Caka.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika