Ish i burgosuri politik thotë se me urdhër të Rrahman Morinës u torturua deri në alivanosje

Ish-i burgosuri politik, Besim Baraliu, ndau përvojat e tij nga burgjet jugosllave, duke përfshirë një tentativë për arratisje pas torturave të rënda

Ish-i burgosuri politik, Besim Baraliu, ka ndarë disa nga përjetimet e tij si i burgosur në burgjet e Jugosllavisë gjatë një interviste në “Debat Plus”.

Ai rrëfeu për një moment të vështirë kur për shkak të torturave të rënda fizike dhe psikologjike, vendosi të arratisej nga burgu. Ai përshkroi me detaje arratisjen e tij të dështuar, duke kaluar përmes telave të një oborri, vetëm për t’u kapur dhe arrestuar sërish nga një serb që e këshilloi të mos rezistonte.

“Një ditë prej ditësh erdhi Avni Sadriu më prek [në fytyrë] me të injoru. I thashë mos më prek. Më tha çfarë bën ti, u qova i mëshova e rrëzova. Ika përballë ku është sigurimi, përballë ku është dera, kalohet rruga, një rrugë që shkon drejt. Djathtas ka qenë një oborr, kur kam dalë aty, i kam kcy njëparë tela. Kur edhen ata mbetën te telat. Shkova, kom pas në mendje me shku te një korridor, dhe kemi pasur disa banesa ilegale. Tentova t’ia humbi fërkemët… kishte qenë një garazhë te banesa, hyra në kurth. Ishin disa punëtorë disa mjeshtër, ata thanë jo s’pamë askënd. Ata e rrethekun të gjithë objektin. Aty një serb mu gjuajt. Më tha mos luaj burrë se e merr veten në qafë dhe m’i qiti prangat”, tha ai.

Në rrëfimin e tij, Baraliu foli edhe për një takim që kishte pasur me Rrahman Morinën, një zyrtar i lartë i regjimit jugosllav. Ai tregoi se Morina e kishte akuzuar për lidhje me Shqipërinë dhe për aktivitete kundër regjimit.

“I thashë pse po më torturoni? Du me folë me shefin. Serbët kanë qenë më politikanë se tonët, këta tonët vetëm dhunën s’dinin gjë tjetër. Më dërguan në zyre, erdh Rrahman Morina, që ishte shef i tyre. Hyri ai, më tha pse më ke thirrë? I thashë pse po më torturoni, i thashë çka kom pas i kam tregu. Ai më tha s’je duke i tregu gjitha gjërat. Më tha ke qenë disa herë në Shqipëri. I thashë sa herë dëshiron të tregojë që kam qenë. I thashë kam tregu sa herë kam qenë. Më tha se kemi informacion që në disa oda ke folë që ke qenë. I thashë ndoshta kam fol, më tha pse? I thashë me u livdu që kam qenë dikushi”, tha ai.

Sipas Baraliut, torturat ishin të urdhëruara nga Rrahman Morina dhe kryheshin nga Avni Sadriu

“I tha Avni Sadriut, vazhdoni. Qaq shumë më kanë torturu me ujë më kanë qu. Kur jam çu… s’di çka kanë bërë kanë sjellë tre a katër. E thirrën policin e burgut… ai po do me m’i lidhë duart përpara, bërtiti Avni Sadriu lidheni përmas. Mu kishin aj këmbët nuk mundesha t’i mbathja këpucët. Këpucët m’i mori polici, si e kanë mshel derën, ishte polic i mirë. Thoshte ‘Zoti i vraftë’, nisi duke qajtur”, tha ai.

Baraliu e përmendi edhe gjyqtarin, i cili e kishte dënuar me tetë vjet burgim; ai ishte Metush Latifi i cili vepronte në Ferizaj.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika