Ish i burgosuri politik: Vesel Krasniqi bashkë me një malazez më torturuan në burg

Ish-i burgosuri politik, Besim Baraliu

Ish-i burgosuri politik, Besim Baraliu, ka rrëfyer përvojat e tij të arrestimit dhe torturave nga ish-regjimi jugosllav në emisionin “Debat Plus”.

Në rrëfimin e tij, ai përmendi arrestimin e dytë, ku një shqiptar me emrin Selim Selmanaj, pjesëtar i policisë jugosllave, kishte marrë pjesë në arrestimin e tij.

Baraliu kujtoi se gjatë arrestimit, Selmanaj kishte shfaqur sjellje armiqësore dhe fjalë fyese ndaj tij, duke treguar gëzim për arrestimin e tij. Sipas tij, kur arriti në Prizren u përball sërish me torturuesit e tij të mëparshëm, Zenel Celina dhe Vesel Krasniqi, të cilët vazhduan hetimet e dhunshme.

“Arrestimi [i dytë] kur është bë ka qenë një polic i një fshati afër meje, Selim Selmanaj. Dul babai i tha, ja ku është djali, por me dëgju që ma keni prekë keni punë me mu. Ai i tha, jo nuk e ngucim. Selim Selmanaj ka qenë polic me në zë jo të mirë në atë kohë. Si më kanë hipë në veturë, kanë këndu e përdor fjalë të ndyta për mua. Këndojshin serbisht, gëzoheshin për arrestimin tim. Unë isha fëmijë, i kisha 18 vjet. Kur shkuam në Prizren, ishin përsëri ata, Zenel Celina dhe Vesel Krasniqi, që më pritën dhe vazhduan hetimet e torturat”, tha ai në “Debat Plus”.

Baraliut i kujtohet shumë mirë se kush e rrahu për herë të parë gjatë intervistimit në burg.

“Të rrahmen e parë ma ka bërë Vesel Krasniqi. Ai më mbante mend, më tha t’i kemi zënë shokët, kanë tregu krejt. Unë nuk i pranosha ato akuza. Kisha përvojë nga vëllai që sa më pak me folë më mirë kalojshe”, tha ai.

“Me njëfarë forme kënqeshin kur më torturonin, na nënçmonin, fyeshin edhe i degradoshin figurat më të mëdha Adem Demacin e të tjerët. Neve me na kriju pesimizëm dhe me ne humb besimin në lirinë tonë. Ne vetëm forcoheshim”, vijoi ai.

Ai tregoi se Vesel Krasniqi, sipas tij, pjesëtar i UDB-së së bashku me një malazez e kishin torturuar fizikisht.

“Një malazez dhe Vesel Krasniqi bashkë më torturojshin për shkak se e kundërshtova Rifat Abdullahun. Ai ka qenë si shef i tyre, unë e injorova dhe për këtë më torturuan. Vesel Latifi ka qenë në një detyrë më të rëndësishme se këta. Vesel Latifi ka qenë në Prishtinë”, tha ai.

Baraliu i përshkroi edhe mënyrën e torturimit.

“Torturat ishin, të lidhin për karrige dhe të godisnin me shufra gome, këmbëve, gishtërinjve, boksa fytyrës. Këso tortura kam pasur, jo si disa të tjerë që kanë pasur më të rrezikshme”, tha ai.

Përfundimisht, ai u dënua me tre vjet burgim nga Rifat Abdullahu në Ferizaj, si pjesë e represionit të vazhdueshëm të ish-regjimit serbo-jugosllav ndaj aktivistëve shqiptarë.

Shija e redaktorit

Konjufca i lumtur për vizitën e homologes shqiptare Spiropali: Kosova...

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka uruar homologen e tij nga Shqipëria, Elisa Spiropali, për marrjen e detyrës së re. Kryekuvendari në konferencën...

Osmani: 11 shtatori- ditë dhimbjeje, kujtese dhe solidariteti të palëkundur

Presidentja Vjosa Osmani ka përkujtuar sot 23-vjetorin e sulmit tragjik të 11 shtatorit 2001 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një ngjarje që, sipas...

Takimi i shefit të CIA-s dhe atij të AKI-së, në...

Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI) ka dhënë detaje për takimin në mes të shefit të CIA-s, William Burns dhe drejtorit të kësaj agjencie,...

Të fundit nga rubrika