Ish-inspektori i AKI-së publikon një version të draft-statutit për Asociacionin

Ish-inspektori i AKI-së, Burim Ramadani ka publikuar një version të draft-statutit për Asociacionin që siç thotë ai është i njëjti që i është dhënë kryeministrit Kurti. Megjithatë ai thotë se nuk e di a është versioni i drafit në mënyrë përfundimtare i pranuar nga Kosova

Ish-inspektori i Agjencisë se Kosovës për Inteligjencë (AKI), Burim Ramadani ka publikuar një version të draft-statutit për Asociacionin që siç thotë ai është i njëjti që i është dhënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

“Është më ndryshe nga ai i Edi Ramës, edhe më ndryshe nga ai i FES-it, dhe shumë më ndryshe nga ai i Serbisë”, ka shkruar Ramadani.

Megjithatë ai thotë se nuk e di a është versioni i drafit në mënyrë përfundimtare i pranuar nga Kosova.

Ai përmes një postimi në Facebook ka thënë se ky draft-Statut është shumë i gjerë dhe i thellë dhe “serioz në kompetencat që ia atribuon Asociacionit, por mbi të gjitha shumë serioz në mundësinë që ia jep Serbisë që të funksionojë brenda Kosovës. Dhe kjo sidomos në arsim dhe shëndetësi, kujdes social, në financim dhe donacione, e të ngjashme”.

Ramadani ka thënë se megjithatë për këtë draft-statut verdiktin do ta japë Gjykata Kushtetuese.

“Sidoqoftë, nëse ky dokument do të mund të ndryshohet – vështirë të thuhet, por ajo që besoj unë është që Kosova duhet të fitojë diçka seriozisht të madhe si parakusht për zbatim të këtij dokumenti. Po tentoj që të mos komentoj Draft-Statutin, sepse kam bindjen se ky Draft-Statut do të jetë një prej debateve të pashterrshme në Kosovë për një kohë më të gjatë. Tek e fundit, ka ekspertë të fushës juridike dhe të qeverisjes lokale që mund të komentojnë me më shumë kompetencë. Por, mbi të gjitha, është Gjykata Kushtetuese ajo që do ta jep verdiktin nëse ky Draft-Statut është në përputhje me Kushtetutën, në germë dhe frymë, apo nuk është i tillë”, ka vijuar ai.

Kurti ka raportuar më 3 nëntor para deputetëve të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se ende nuk e ka pranuar zyrtarisht dokumentin, por ka insistuar se është shkruar me kujdes ndaj germës së Kushtetutës, më shumë sesa frymës së saj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika