“Ish kanë në hotel t’u hanger e t’u pi – Naimi s’dojke me hy me pa trupin”: tregon vëllau i Liridonës detaje pas ngjarjes

Vëllau i Liridona Ademajt ka ndarë dyshimet e tij lidhur me përfshirjen e Naim Murselit në vrasjen e motrës së tij dhe bisedat që kanë ndodhur pas ngjarjes tragjike. Vëllau pohon se kanë pasur dyshime që nga fillimi për përfshirjen e tij në aktin mizor

Në një prononcim për televizionin publik RTK, vëllau i Liridona Ademajt ka treguar për dyshimet që kanë pasur qysh në fillim për përfshirjen e Naim Murselin në vrasjen e motrës së tij si dhe për bisedat që kanë pasur me të pas vrasjes.

“Tha që ‘na kanë nalë; na kanë kidnapu; qitni krejt çka i keni, unë i kam qitë krejt edhe i kam thanë edhe i kam thanë motrës teme Liridonës jepje krejt çka i ki, mos kqyr’. Tha që ‘ka rezistu diçka në çantë’. Më tha unë ‘i kam qelë dyert edhe u kam thanë ikni në gjuhën suedeze’”.

“Më tha ‘unë i kapa fëmijët e dola, kur kqyra mas nuk ish kanë Liridona’. Çfarë burri është ai që i merr fëmijët e nuk e kqyr ku është nana? Dyshimet tona aty filluan“, tha Ademaj.

Ademaj madje thotë edhe që Murseli as nuk është përgjigjur në telefonin ndërsa e ka telefonuar me një numër të shoferit të tij dhe se kishte qenë në Swiss Diamonds dhe se “ish kanë ulur, tu hangër e t’u pi, kish pas porositë sende”.

“Kur shkova në mjekësinë ligjore i thanë ‘Naim dukatin e senet tjera me vlerë i ki mrena’. E ka pasur vetëm një plumb nga ana e veshit të djathtë. Ka pasur sigurime të nalta në Suedi; e ka pas për me ia marr paret e sigurimit”, tha vëllau i të ndjerës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika