Ish-këshilltari i Kurtit i drejtohet atij: Ke dështuar në reformën për arsim

Ish-këshilltari i Kurtit, Shkelzen Gashi i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se ka dështuar në reformën për arsim, pas publikimit të dosjes me 600 faqe nga rishikimi i 38 teksteve mësimore

Ish-këshilltari i Kurtit, Shkelzen Gashi dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Dje, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka njoftuar se është finalizuar dosja me më shumë se 600 faqe nga rishikimi i 38 teksteve mësimore të klasave I-IX, për gjuhë dhe matematikë.

Lidhur me këtë ka reaguar ish-këshilltari i tij, Shkelzen Gashi, i cili, përmes një postimi, ka thënë se kjo nuk është “kurrfarë pune”, duke shtuar se “në rregull që ke deshtu, por mos na ofendo tash”.

Gashi ka thënë se kryeministri e ka humbur “shansen ideale” për të reformuar arsimin dhe sipas tij, “për ta mbuluar dështimin e tij spektakolar” ka vendosur ta publikojë këtë dosje.

“Ata që ishin në pushtet para Albin Kurtit e fundosën arsimin në fund të pusit. Albin Kurti e humbi shansen ideale për me reformu arsimin. Sonte për më e mbulu dështimin e tij spektakular në këtë fushë, paska dalë me na hedhë hi syve tu e prezentu një dosje me 600 faqe”, ka shkruar Gashi.

Në anën tjetër, Kurti ka thënë se këto raporte do të ndahen me publikun, shtëpitë botuese dhe me autorët e teksteve.

Kreu i ekzekutivit është shprehur optimist që ky raport do të nxisë debat publik të mësimdhënësve, prindërve, nxënësve e ekspertëve të arsimit.

Kryeministri ka shtuar se rishikimi i teksteve do të vazhdojë dhe se librat e gjuhës shqipe dhe të matematikës i takojnë vetëm fazës së parë të këtij procesi, sepse, sipas tij, kanë vlerësuar që janë prioritare edhe për shkak se janë fusha të testuara në PISA.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika