Ish-këshilltari i Thaçit: S’ka asnjë provë apo dëshmitar që vërteton akuzat

Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian dhe ish-këshilltari i Thaçit tha se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmitar që të vërtetojë akuzat që janë ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK

Janë bërë tri  vjet që kur Dhomat e Specializuara në Hagë bënë publike aktakuzën kundër ish-krerëve të UÇK-së Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Bekim Çollaku, ish-ministër i Integrimit Evropian dhe ish-këshilltari i Thaçit tha se nuk ka asnjë provë dhe asnjë dëshmitar që të vërtetojë akuzat që janë ngritur ndaj ish-krerëve të UÇK.

Ai shton se për publikun s’ka transparencë meqë seancat po mbahen të mbyllura.

“Bazuar në ato që kam parë në seancat e hapura publike, një gjë është e sigurt; asnjë nga ata që kanë dëshmuar deri sot nuk i kanë shërbyer provave të cilat duhet të dëshmonin akuzat e prokurorisë. E njëjta gjë është edhe për dëshmitarët e seancave të mbyllura, asnjë nga ata nuk i përfshin Thaçin dhe të tjerët në krimet e aluduara. Por publiku nuk ka transparencë për këtë proces se seancat po mbahen të mbyllura”, tha ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika