Ish-koloneli i FSK-së: Kurti le t’ia plotësojë kërkesat Njësisë Speciale

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli, ka thënë se kreu i ekzekutivit, Albin Kurti, duhet t'ia plotësojë kërkesat Njësisë Speciale

Ish-koloneli i FSK-së, Afrim Veseli në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, më 07.11.2023

Afrim Veseli, ish-kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), në një lidhje direkte në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’ia plotësojë kërkesat e Njësisë Speciale.

“Kurti le t’ia plotësojë kërkesat e Njësisë Speciale”, ka thënë Veseli.

Veseli për pezullimin e protestës së NjSI-së ka thënë se kërkesat e tyre janë legjitime, duke marrë parasysh edhe nivelin e pagave që i marrin.

“Është shumë keq që u sollën në një situatë të tillë që ata dolën të protestojnë, dhe më e keqja që pas protestës së parë ata nuk morën përgjigje”, ka thënë Veseli.

Ai është shprehur i lumtur që kryeministri Kurti do të takohet me ta, derisa ka shtuar se “Nëse Kosova ka djem të mirë, ata janë Njësitë Speciale të Republikës së Kosovës që ia zbardhën fytyrën më 24 shtator”.

Protesta e paralajmëruar sot nga Njësitë Speciale të Kosovës është pezulluar, kështu ka njoftuar Policia e Kosovës.

“Njësia Speciale Intervenuese (NJSI), Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksplozive (NJTME) dhe njësi tjera të Policisë së Kosovës, bazuar në Ligjin Nr.08/L-166 për Tubime Publike, përmes njoftimit zyrtar kishin paralajmëruar mbajtjen e protestës për sot me 07.11.2023, nga ora 12:00, në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë, por e njëjta tani është pezulluar”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, protesta e paralajmëruar është pezulluar përkohësisht pas takimit në mes të NJSI-së dhe NJTME-së me drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Lexo dhe: Pezullohet protesta e njësive speciale

Deri te pezullimi ka ardhur pasi njësive speciale u është kumtuar lajmi se kryeministri Albin Kurti do t’i presë në takim për t’i diskutuar kërkesat e tyre.

“Deri te pezullimi i protestës ka ardhur pasi drejtori i Përgjithshëm i PK-së, i shoqëruar nga menaxhmenti i PK-së, gjatë takimit me këto njësi i ka informuar se kryeministri i Republikës së Kosovës ka premtuar që javën e ardhshme do t’i presë në takim zyrtar menaxhmentin e PK-së, së bashku me përfaqësuesit e këtyre njësive, për t’i diskutuar kërkesat e tyre, respektivisht për të gjetur një zgjidhje”, thuhet në njoftim.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika