Ish-koloneli i Policisë së Kosovës, Rrahman Sylejmani, ka ngritur shqetësime në lidhje me gjendjen e sigurisë në Prishtinë, duke vënë në dukje se grupet kriminale po kontrollojnë qytetin më mirë se forcat e policisë.
Sylejmani theksoi rëndësinë e afërsisë së policisë me qytetarët, duke sugjeruar që të krijohet një lloj partneriteti të barabartë për të forcuar besimin dhe për të trajtuar problemet në mënyrë efektive.
“Duhet të jenë sa më afër qytetarëve, të krijohet një lloj paeternitetit i barabartë. Ata të jenë të informuan për ato zona. Ne kemi të krijuar me bashkësi, është e paraparë që të caktohen në lagje, së paku tri vite. Ta njohin problematikën, ti njeh edhe ata dikush. Dhe në rast nevoje aty, se pa uu kriju një besim i mirëfilltë, nuk ka në distancë një mirëbesim të mirëfillte. E Policia të shkojë në shpejtësi sikur ndihma e shpejt, pasi të ndodh problemi. Atëherë është vonë”, ka thënë Sylejmani.
Ish-koloneli theksoi gjithashtu që policia duhet të vendoset në vende strategjike, sidomos në ato që konsiderohen si “pikat e zeza” të kriminalitetit, për të parandaluar aktivitete të paligjshme.
“Polica përveç aktivitetit që i ka në aspektin e detektimeve dhe kontrolleve. Ato duhet të vendosen në disa vende sipas vlerësimeve, në ato pikat e zeza. Sidomos në ato kafiteritë kur rrinë personat problematik më tepër. Mos të jenë të sigurtë ato grupe kriminale. Ato po më duken që e kanë ndarë qytetin edhe më mirë se Policia. Kështu që ato tash ka një lloj dyluftime për kontrollim. Sidomos për narkotikë”, ka shtuar ish-koloneli policor.
Në këtë kontekst, drejtori për Siguri dhe Emergjenca në Prishtinë, Lulzim Fushtica, theksoi se një siguri publike në kryeqytet nuk mund të arrihet pa bashkëpunimin e qytetarëve. Ai shtoi se është e nevojshme të inkurajohen qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë.
Fushtica vuri në dukje se problemet më të mëdha janë në parqe, si në parkun e kryeqytetit dhe në parkun e Gërmisë.
“Një siguri publike në kryeqytet nuk mund të bëhet pa qytetarin… duhet të nxitën më shumë qytetarët të bashkëpunojnë me Policinë…
Kryesisht problemet më të mëdha i kemi në parqe. Në parkun e kryeqytetit, në parkun Gërmisë kemi raste të mëdha të vjedhjes, grabitjes”, ka thënë Fushtica në FIVE.
Për këtë arsye, ai tha se janë marrë masa, përfshirë përmirësimin e infrastrukturës dhe ndriçimit, për të pamundësuar kriminelët që të veprojnë lirshëm.
Fushtica njoftoi se ka përfunduar faza e parë e vendosjes së kamerave në kryeqytet, të cilat janë instaluar në 22 lokacione, përfshirë hyrje-daljet kryesore, sheshe dhe udhëkryqe. Ai shtoi se faza e dytë do të fillojë në dhjetor, duke përfshirë parqet dhe rrugët kryesore të kryeqytetit
“Dhe aty ne kemi marrë masa duke filluar edhe nga aspekti infrastrukturor, ndriçimin. Që t’i pamundësohet kriminelë që të veprojnë lirshëm. Dhe po ashtu veç se e kemi përfunduar fazën e parë të vendosjes së kamerave në kryeqytet. Janë vendosur në 22 lokacione, janë vendo në hyrje dalje kryesore, në sheshe, në udhëkryqe. Fazën e dytë nga dhjetori do të vazhdojmë në parqe, në rrugën kryesore të kryeqytetit. Dhe do të jetë një sistem i integruar i përcjelljes. I cili veç se është duke u mbikëqyrë nga Policia. Dhe janë treguar të dobishme në zgjedhjen dhe parandalimin e rasteve”, ka shtuar Fushtica.