Ish-komandanti i FSK-së mungon, shtyhet gjykimi për kanosje rreth ndërtimit të një objekti në Prishtinë

Shtyrja e seancës ka ndodhur shkaku se ka munguar i dëmtuari-dëshmitari, Kadri Kastrati, i cili ka qenë komandant i FSK-së nga nëntori i viti 2012 deri në mars 2015 si dhe ishte emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes në korrik të 2019-s

Fotografi ilustruese

Është shtyrë gjykimi ndaj Rifat Canollit, i cili akuzohet se kishte kanosur Eroll Pushkollin dhe Kadri Kastratin në gusht të 2019-s rreth një ndërtimi të një objekti banesor në Prishtinë.

Shtyrja e seancës ka ndodhur shkaku se ka munguar i dëmtuari-dëshmitari, Kadri Kastrati, i cili ka qenë komandant i FSK-së, nga nëntori i viti 2012 deri në mars 2015, si dhe ishte emëruar zëvendësministër i Mbrojtjes në korrik të 2019-s.

Lidhur me mungesën e dëshmitarit, gjykatësi Ertan Sejfulla tha se Kadri Kastrati e kishte njoftuar gjykatën përmes e-mailit se nuk ishte mirë me shëndet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, prokurorja Luljeta Bilalli tha se nuk heqin dorë nga dëgjimi i dëshmitarit Kastrati, ku në këto rrethana gjykatësi Sejfulla mori aktvendim dhe seanca e sotme u shty në kohë të pacaktuar.

Ndryshe, në këtë seancë ishin të pranishëm i akuzuari Canolli dhe mbrojtësi i tij avokati Blerim Cakolli.

Në këtë aktakuzë, me kërkesë për shqiptimin e urdhrit ndëshkimor, i akuzuar ka qenë edhe tani i dëmtuari ish-komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati për kanosje ndaj të dëmtuarit Canolli, tani i akuzuar.

Ndryshe, në këtë aktakuzë, me kërkesë për shqiptimin e urdhrit ndëshkimor, i akuzuar ka qenë edhe tani i dëmtuari Kadri Kastrati për kanosje ndaj të dëmtuarit Canolli(tani i akuzuar).

Ndërsa, më 4 shkurt 2021, Gjykata Themelore në Prishtinë kishte shqiptuar aktgjykim ndaj dy të pandehurve Kastrati dhe Canolli, të cilëve u kishte shqiptuar dënim me gjobë në shumë prej 300 eurosh për secilin veç e veç.

Me dënimin e shqiptuar nga gjykata ishte pajtuar i akuzuari ish-komandanti i FSK-së Kastrati, ndërsa tani i akuzuari e kishte kundërshtuar dënimin e lartcekur, me ç’rast tani ndaj tij zhvillohet shqyrtimi gjyqësor.

Sipas aktakuzës së ngritur më 3 nëntor 2020, thuhet se i akuzuari Kadri Kastrati më datë 02 mars 2019, në Prishtinë, e ka kanosur seriozisht të dëmtuarin Rifat Canollin, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishte me të dëmtuarin Rifat Canollin rreth ndërtimit të një objekti banesor në lagjen e “Emshirit”, ka shkuar te shtëpia e të dëmtuarit dhe derisa nipi i të dëmtuarit Qerim Canolli i kishte thënë se i dëmtuari Rifat Canolli nuk gjendet në shtëpi, i akuzuari Kastrati i kishte thënë Qerim Canollit: “Thuj Rifatit se nëse del para gazetareve dhe flet për mua diçka, kam me e zhduk prej faqes së dheut’, me ç’rast tek i dëmtuari ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, të frikës dhe të pasigurisë.

Me këtë i akuzuari Kastrati ka kryer veprën penale, “Kanosja” nga neni 181 par. 1 të KPRK-së.

Sipas dispozitivit të dytë të së njëjtës aktakuzë, i akuzuari Canolli, në fund të muajit gusht të vitit 2019 në Prishtinë, i ka kanosur seriozisht të dëmtuarit Kadri Kastratin dhe Eroll Pushkollin, në atë mënyrë që pas një mosmarrëveshjeje paraprake që kishte me të dëmtuarit rreth ndërtimit të nië obiekti banesor në lagjen e “Emshirit”, derisa i akuzuari kishte qenë në kafen ” Kalabria” së bashku me Halil Musën i ka kanosur të dëmtuarit Kadri Kastratin dhe Eroll Pushkollin me fjalët: “Kam ardhur nga Zvicra për ta prishë nënshtetësinë e Kosovës, se do t’i vras gjeneralin Kadri Kastratin dhe Eroll Pushkollin, e pastaj do të shkoj t’i dorëzohem Ambasadës së Zvicrës, të cilit do të më dorëzojnë në Zvicër, dhe atje nuk do të përgjigjem për veprën qe do ta kryej”‘, me ç ‘rast te të dëmtuarit Kadri Kastrati dhe Eroll Pushkollin ka shkaktuar ndjenjën e ankthit, të frikës dhe të pasigurisë.

Me këtë i akuzuari Canolli ka kryer veprën penale, Kanosja nga neni 181 par. 1 të KPRK-së.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika